VLORE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka inspektuar Shkollën e Trupës së FA në Bunavi të Vlorës, nga ku ka shtruar nevojën e ndërhyrjes për rritjen e cilësisë materiale në këtë repart. Kodheli është përqndruar edhe në gjendjen infrastrukturore dhe për rrugën që lidh shkollën me rrugën nacionale.
Ministrja Kodheli, gjatë vizitës së sajë në Shkollën e Trupës së Forcave të Armatosura në Bunavi, është shoqëruar dhe nga Gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe është pritur nga shefi i shtabit i kësaj njësie ushtarake, nënkolonel Vilson Bufazi. Ky i fundit gjatë inspektimit të Ministres Kodheli e informoi atë mbi punën e bërë nga efektivi i shkollës për realizimin e detyrave dhe objektivae e këtij viti si dhe për arritjet gjatë procesit stërvitor.
Kodheli është njohur dhe me problematikat gjatë praktikës së përditshme të punës dhe duke u njohur me këto të fundit shtroi objektivat për rishikimin dhe përmiërsimin e mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe për mundësinë e një ndërhyrjeje për përmirësimin e segmentit rrugor që lidh rrugën nacionale me këtë njësi ushtarake, duke kërkuar për këtë edhe projekt-previntivat përkatës.
Gjithashtu Ministrja e Mbrojtjes Kodheli la si porosi që gjatë aktivitetit ditor që zhvillojnë trupat ushtarake në këtë qendër stërvitore të ketë sa më pak ndotje akustike me qëllim ruajtjen e cilësisë dhe qetësisë të jetës së komunitetit përreth shkollës.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO