VILNUS - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Lituanisë Jouzas Olekas. Ministrja Kodhelit ndodhet për një vizitë zyrtare në Lituani në kuadër të Konferencës me tematikë “NATO Open Door: Ten Years after the “Big Bang”, që po zhvillohet në Vilnius, të Lituanisë.
 
Gjatë këtij takimi të dy homologët diskutuan për thellimin dhe intensifikimin e mëtjeshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ky bashkëpunim është më se i nevojshëm në situatën aktuale.
 
Përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe, u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe realizimin e stërvitjeve të përbashkëta mes dy Forcave të Armatosura.
Në këtë kuadër, bashkëpunimi sidomos në “Smart Defence”, ku vendet balltike janë lider është mëse i nevojshëm.
 
Gjithashtu gjatë takimi u diskutua edhe në lidhje me çështjet e NATO-s; Situatën e Sigurisë në Europë si dhe Operacionet Ndërkombëtare.


kodheli
(Foto: Kodheli me homologun lituanez) Foto të tjera
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)