"Shqipëria duhet të kontribuojë në familjen euroatlantike". Kjo është deklarata e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila morri pjesë në takimin ministarve të Mbrojtjes të Europës Juglindore e cila u zhvillua në Dubrovnik të Kroacisë.
Ministrja Kodheli në fjalën e saj theksoi se kjo nismë është e rëndësishme dhe e sukseshme për ndërtimin e besimit dhe sigurisë në zonën e Europës Juglindore.
Ajo tha se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimet e SEDM-it dhe SEEBRIG-ut, mjedisi i sigurisë po ndryshon me shpejtësi, rrjedhimisht organizata jonë ka nevojë të koordinojë më mirë prioritetet e saj strategjike në “realitetin e ri botëror".
“Unë e vlerësoj propozimin e Turqisë dhe punën e kryer, me qëllim nxitjen e perceptimit dhe gatishmërisë së SEEBRIG-ut duke e vënë atë potencialisht në dispozicion të një Grupi Kuadër të NATO-s (NATO Frameëork Grouping). Në takimin tonë të fundit Shqipëria ka theksuar që SEEBRIG-u duhet të jetë “një njësi e vërtetë” dhe ne jemi të lumtur të vërejmë që Brigada jonë ka shanse për të pasur një kapacitet të qëndrueshëm dhe realisht operativ”, - u shpreh Kodheli.
Ministrja nënvizoi se njerëzit duhet të jetojnë në paqe dhe në siguri pasi izolimi sjell pasiguri dhe tensione.
“Shqipëria në të gjitha angazhimet në SEDM, ka përkushtimin ndaj "politikës së dyerve të hapura", si një shtysë e madhe për zhvillimin tonë dhe për të ardhmen. Përpjekjet tona të përbashkëta janë për të garanatuar që të gjithë njerëzit të mund të jetojnë në paqe dhe siguri. Ne nuk dëshirojmë të shohim ndarje të reja, apo izolim të ndonjë vendi. Izolimi sjell ndarje, pasiguri dhe krijon tensione, dhe ne besojmë fuqishëm në vlerat dhe parimet tona demokratike”, përfundoi Kodheli.
SEDM është një iniciativë rajonale është krijuar në vitin 1996 dhe paraqet një proces të bashkëpunimit midis Ministrive të Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon.
Në këtë iniciativë rajonale marrin pjesë pesëmbëdhjetë shtete si anëtarë të plotë të dhe një shtet vëzhgues.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com