Kodheli takon komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale Ajrore të NATO-s

Kodheli takon komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale Ajrore të NATO-s
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pritur në një takim komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale Ajrore të NATO-s, CAOC Torrejon, Spanjë, gjeneralmajor Ruben  C. Garcia Servert.

Një nga çështjet e rëndësishme ku u fokusua diskutimi ishte patrullimi i hapësirës ajrore të Shqipërisë nga NATO, e cila menaxhohet dhe kontrollohet nga CAOC Torrejon.

Mininstrja e Mbrojtjes Kodheli falenderoi gjeneralmajor Servert për kryerjen e këtij misioni me sukses dhe profesionalizëm.

Angazhimet dhe kontributi i vendit tonë me personel në strukturën Komanduese të NATO-s, e cila tashmë ka arritur 95% të plotësimit, ishte një tjetër çështje që u diskutua gjatë këtij takimi. Në këtë kontekst, u theksua se në organizatën e Komandimit dhe Kontrollit Ajror të NATO-s,

Forcat tona të Armatosura janë duke kontribuar me 3 oficerë, ku njëri prej tyre shërben pikërisht në qendrën e Torrejonit (CAOC Torrejon) dhe se, Shqipëria mbetet e gatshme të vijojë këtë nivel kontributi në mënyrë cilësore.

Ministrja Kodheli, duke trajtuar situatën aktuale të sigurisë e krijuar në kufijtë lindor dhe jugor të NATO-s, theksoi se mbetet kritike që NATO të jetë vigjilente dhe e gatshme në tokë, det dhe ajër për t’iu përgjigjur rreziqeve dhe sfidave, nga çfardo drejtimi ato vijnë.
CAOC Torrejon ka një mision shumë të rëndësishëm, pasi menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Europës Jugore.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli u ndal edhe në implementimin e Planit të Gatishmërisë për Veprim (RAP), si një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes kolektive.

Në këtë kuadër, ajo theksoi se Shqipëria, do të kontribuojë për periudhën 2016-2018 me një kompani në Forcën e Reagimit të Shpejtë të NATO-s (VJTF).

Gjatë vitit 2016 Forcat tona të Armatosura do të jenë pjesë e Shtabit të Brigadës së kësaj force, e kryesuar nga Spanja.

Në lidhje me bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes me palën spanjolle, znj. Kodheli nënvizoi se ky bashkëpunim është në një stad të kënaqshëm, por pritet të forcohet akomë edhe më tej, siç dhe ra dakord me homologun e saj spanjoll z. Eulate, gjatë vizitës së zyrtare që bëri në shtator në Spanjë. 

Gjeneralmajor Ruben C. Garcia Servert ishte për një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të komandantit të Forcës Ajrore të FA, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)