LEZHË - Kandidati i së majtë për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushe i shoqëruar nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë zhvilluar një bashkëbisedim me arsimtaret e këtij rrethi.

Kodheli u kërkoi mësuesve që në zgjedhjet e 21-qershorit të votojnë drejtimin e duhur si mënyra e vetme, për të vijuar reformat e ndërmarra në arsim. Nga ana tjetër kandidati Viktor Tushaj, premton hapjen e një universiteti në këtë qytet.

Një tjetër aktivitet i kandidatit Tusha ishte me nxënësit e shkollave të Lezhës, për pastrimin e plazhit të Shëngjinit. Prej orëve të para të ditës së sotme qindra nxënës kanë pastruar të gjitha mbeturinat në brezin e rërës. Tushaj u shpreh se të gjithë kemi nevojë për një mjedis të pastër.

Plazhi i Shëngjinit po përgatitet për sezonin turistik i cili pritet të hapet zyrtarisht më 1-qershor.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)