TIRANË - Edhe kodi i ri doganor i detyron bizneset që të paguajnë pjesërisht gjobat e vëna e më pas t’i drejtohen gjykatës. por gjatë diskutimit në komisionin e ligjeve, deputetët socialistë kërkuan që kjo pikë të ndryshojë.
 
Sipas tyre, bllokimi i parave, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, rëndon financat e kompanive.
 
Për deputetin e mazhorancës Armando Subashi, pagesa prej 40% e gjobës së vënë nga doganat e më pas marrja e një përgjigjeje në gjykatë nëse e meriton apo jo mund të ndikojë negativisht te klima e biznesit në Shqipëri.
 
Gjatë prezantimit të kodit të ri doganor, vetë mazhoranca ka kërkuar që ky nen të rishikohet. Kodi i ri doganor synon të shkurtojë procedurat për biznesin, një pjesë e mirë bizneseve të mëdha do të kenë akses Online në degët e doganave, e po kështu edhe pikat doganore me njëra-tjetrën duke kursyer më tepër kohë.
 
Një tjetër lehtësi është thjeshtimi i deklaratave që duhet të plotësojë një sipërmarrës në momentin që kalon mallin në doganë. Ndërsa sa i përket ankimimit tashmë biznesi mund të drejtohet direkt në një zyrë të posaçme dhe jo më përmes letrave.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)