Kodi i ri Penal/ Dyfishohet dënimi për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, 3-fishohet për tenderat, konfiskim me detyrim të parave dhe pasurive të përfituara 

Kodi i ri Penal/ Dyfishohet dënimi për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, 3-fishohet për tenderat, konfiskim me detyrim të parave dhe pasurive të përfituara 

Foto ilustruese

Kodi i ri Penal parashikon 3-7 vitet burg për korrupsionin aktiv të pushtetarëve, deri në 12 vite për korrupsionin pasiv, sot është 1 deri në 5 vjet m burg, 3-8 vite burg për shkeljen e barazisë në tendera, sot është gjer në 3 vjet burg,

Kodi i ri Penal, i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me përfaqësues të drejtësisë shqiptare dhe misionet e SHBA-BE, parashikon rritjen e dënimit për veprën penale të korrupsionit në radhët e zyrtarëve të shtetit, ashtu edhe në sektorin privat. Krahas rritjes së dënimit, për herë të parë parashikohet kthimi në pronësi të shtetit të parave apo pasurive të përfituara nga skemat korruptive. Konkretisht, për korrupsionin aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, Kodi i ri Penal parashikon një dënim nga 3 deri në 7 vjet burg. Kodi Penal në fuqi, për këtë vepër penale, parashikon nga 6 muaj deri në 3 vjet burg.

Kodi i ri Penal parashikon nga 3 deri në 7 vjet burg për korrupsionin aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pra për të gjithë zyrtarët e lartë që përfshihen në praktika korruptivve dhe që janë subjekte të SPAK-ut. Aktualisht, për këtë vepër penale parashikohet një dënim nga 1 deri në 5 vjet. Për korrupsionin pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike Kodi i ri Penal parashikon dënimin nga 3 deri në 8 vite burg. Aktualisht për këtë vepër penale parashikohet dënimi nga 2 deri në 8 vite burg, pra është rritur kufiri minimal i dënimit. Ndërkaq, nuk ka ndryshuar dënimi për korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, vepër e cila dënohet nga 4 deri në 12 vite burg.

Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë do të dënohet nga 3 gjer në 7 vjet, ndërsa ishte deri në 3 vite burg, pa kufi minimal. Ndërkaq, Kodi i Penal parashikon dënimin me 2 deri në 5 vite burg të personave të përfshirë në korrupsion aktiv në sektorin privat, plus konfiskim të pasurisë të përfituar nga vepra penale. Aktualisht për veprën penale të korrupsionit aktiv në sektorin privat parashikohet 3 muaj deri në 3 vite burg. Kodi i ri parashikon 3 deri në 7 vite burg për korrupsionin pasiv në sektorin privat si dhe konfiskim të pasurisë. Aktualisht për këtë vepër penale parashikohet një dënim nga 6 muaj deri në 5 vjet burg.

Është rritur deri në trefishim dënimi për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike. Për këtë vepër penale është parashikuar një dënim me 3 deri në 8 vite burg. Aktualisht parashikohet gjer në 3 vite burg. Është shuar edhe një vepër e re penale me dënim nga 3 deri në 8 vite burg për ata që paraqesin dokumente të rreme në tendera, që bëjnë marrëveshje të fshehta për të diktuar fituesin etj. Kodi i ri Penal do të paraqitet për miratim në qeveri dhe më pas në Kuvend, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve të tjera.

(Kliko këtu për të lexuar parashikimet e Kodit të ri Penal)

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • visi: 03/12/2020 12:13

    edhe po e 5-fishuan nuk denojne njeri tjetrin keta...se vjedhin te gjithe...vetem populli denohet

    Përgjigju
  • Bes: 02/12/2020 20:17

    330 vjet bejeni denimin nga ju hajdutat prap qesharak duket ligji pse nuk beni ligjin qe kush pushtetar kapet me korupsion burgim te perjetshem konfiskim pasurie totale.?? Eshte me bukur ka me seriozitet se provo kush nuk jep shkas kerkujt madje i denoncon vet kush e bezdis 2her me 1 muhabet ka forma me efikse po kush ti bej e zbatoj klani hajdutve heheheee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion