TIRANE - Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, tha sot në studion e A1 Report se mund t’i kthehet sërish KQZ-së në postin e kryetarit të ri, duke rikandiduar në garën për rikompozimin e KQZ, e cila u hap sot në Parlament.
Ish kreu i KQZ, Kume tha se procedura për përbërjen e re është një risi në zhvillimet e legjislacionit shqiptar. Ai u shpreh se në garë mund të futet kushdo, edhe ish anëtarët e KQZ-së, teksa theksoi se “edhe unë mund të jem pjesë e tyre”.
Kjo deklaratë vjen për herë të parë që prej vitit 97 kur Kume ka qenë kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kume sqaroi se kandidaturat janë të lira, gara është e hapur dhe se gjithkush që plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor, qoftë nga shoqëria civile, drejtësia etj, mund të kandidojnë, ndërsa shtoi se kandidatët mund të vetëofrohen.
Në përfundim, i pyetur nga gazetaria Mira Kazhani, në lidhje me abuzimet me ligjin që vijnë shpesh nën justifikimin e lirisë së interpretimit të tyre, Kume tha në studion e A1 Report, se “në emër të ligjit bëhen deklarata ashtu siç është interesi momental i atij që bën deklaratën”.
Deklarata e tij vjen pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor javën e parë të gushtit, i cili u dekretua më 15 gusht nga presidenti Nishani, ku sipas tij 30 ditë nga kjo datë, duhet të rikompozohet KQZ-ja brenda muajit shtator.
Ndërsa ditën e sotme Kuvendi shpalli vendin vakant për kreun e KQZ-së.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com