TIRANE - Ministria e Brendshme është tërhequr nga shifra e lartë e gjobave që vendosen në rast se drejtuesi i mjetit ecën duke shkelur semaforin. Në këtë mënyrë, është pranuar propozimi që deputetët e mazhorancës bënë më herët në Komisionin parlamentar të Ligjeve për përgjysmimin e gjobave.
Me ndryshimin e miratuar në parim në mbledhjen e sotme të Komisionit, nëse një drejtues automjeti shkel semaforin apo urdhrin e policit për të ndaluar, atëherë do të ndëshkohet nga 20-30 mijë lekë të reja ndërsa Ministria e Brendshme parashikonte një masë administrative më të lartë, nga 40-50 mijë lëkë të reja.
“Shkelja e semaforit nga drejtuesit e mjeteve të ndëshkohet me një masë gjobe nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë të reja pra kemi një zbutje të masës së gjobës nga varianti i propozuar nga ministria. Është marrë në konsideratë edhe niveli dhe gjendja ekonomike që sot ka në Shqipëri, janë reflektuar madje edhe shqetësimet e shumë drejtuesve të mjeteve që për një ose më shumë arsye nga më të ndryshmet e kanë si mjet jetese profesionin e shoferit”, tha deputeti Manja.
Po ashtu edhe në rastet e përsëritjes së shkeljes së semaforit deputetët kanë rënë dakord me Ministrinë që në rastet kur gabimi përsëritet më shumë se dy herë brenda dy vjetëve, atëherë vendosja e gjobës do të pasohet edhe me pezullimin e patentës nga 9 deri në 12 muaj.
“Përsëritja brenda një viti ndëshkohet përveç masës me gjobë edhe me pezullimin e lejes së drejtimit, komisioni miratoi variantin që drejtuesi i mjetit që e përsërit brenda 2 viteve më shumë sesa dy herë shkeljen e semaforit do të ndëshkohet përveç masës me gjobë edhe me pezullimin e lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj”, tha deputeti Manja.

Kodi Rrugor i ndryshuar, që i bashkangjitet përditësimit të ligjeve në fushën e transportit sipas direktivave të Bashkimit Europian, sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kanë varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion. Risi tjetër e projektit është dhe detyrimi për drejtuesit e mjeteve që t'i pajisin automjetet me ndenjëse të posaçme për fëmijët deri në 12 vjeç. Po ashtu, personat që do të merren me transport pasagjerësh do të pajisen me leje të veçantë drejtimi.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO