Korrupsioni lider i PD dhe LSI, duan të shuajnë protestën e studentëve në favor të Ramës, duke dashur të thonë se studentët i drejtojnë ata.

U diskredituan dy ditë rresht.

Kanë shpresë se Rama mund të bllokojë Reformën në Drejtësi, prandaj kërkojnë me çdo sakrificë të mbrojnë kryeministrin. Eshtë për të qeshur.

I uritur gjithmonë sheh në ëndërr ëmbëlsira.

Nesër masa kompakte e studentëve do t'i hedhë në hendek me Metë e me Sali.

Nesër pritet ajo që nuk e ka besuar Rama, Berisha dhe Meta.

Kjo varet shumë nga qartësia e masës kompakte të studentëve që janë ngritur kundër korrupsionit Rama, Berisha, Meta.

Kam besim te qartësia e studentëve kundër injorancës që ka vjedhë shqiptarët dhe është bërë bllok për të shpëtuar lëkurën... Masa kompakte e studentëve të pavarur e patriotë duhet ta dinë këtë, dhe e dinë.

Qaramanët e korrupsionit të tmerruar nga Reforma e kanë kot. Koha i ka përmbysur. Këtë e dinë edhe ata që bëjnë pjesë në masën kompakte të studentëve.

Nesër besoj se do ta shohim këtë.