Kanye West e mbylli vitin 2014 pa realizuar këngën e tij single “Only One” për të cilën e kishte shkruar tekstin më parë.
Ky tekst i dedikohet vajzës së tij North Kardashian dhe bashkëshortes Kim Kardashian.
Kanye ka bashkëpunuar me yllin e grupit “Beatles”, Paul McCartney për këtë këngë.

Në foton e publikuar paraprakisht të dy këngëtarëve, fansat kanë reaguar duke treguar që nuk e njohin Paul.
Ata shkruajnë, “Kanye ka shumë talent dhe ky djaloshi Paul McCartney do të bëhet shpejt i madh”, “Për këtë e dua Kanyen, ai ndriçon karrierën e artistëve të panjohur”, një tjetër “nuk e di kush është Paul, por Kanye po i bën karrierë atij”.
Ndonëse dikush e ka parë në anën argëtuese këtë vërshim komentesh, nga të tjerët është parë si padituri mbi yjet e muzikës dhe ngjarje të paharrueshme.
Paul ka dhënë një intervistë në Billboards ku lajmëron fansat që ky bashkëpunim i tij me Kanye West dhe Rihannën do të vijë së shpejti.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com