Në ditën e dytë të qendrimit të saj në Vjenë, ajo dhe kryeparlamentaret e tjera, kanë marr pjesë në një pritje organizuar për nder të tyre.
E ulur në rreshtin e parë, Topalli duket në formën e duhur me fustanin e zi me topa të bardhë dhe me një triko të zezë, që ka hedhur krahëve.
Të njëjtën veshje vëme re që ka veshur edhe një nga homologet e saj, vetëm me një ndryshim nga Topalli, që ajo e ka fund dhe jo fustan. Mesa duket kryeparlamentarja e huaj, e ka kombinuar fundin me çantën, të cilën e ka të zezë me topa të bardhë, ndërsa Jozefina Topalli ka preferuar të përdor si aksesorë, një çantë të zezë dhe të thjeshtë.
Të kenë kopjuar vallë njëra-tjetrën dy kryeparlamentaret, apo ka qenë kjo një koicidencë e rastit?!
Kjo pak rëndësi ka, ajo që duhet nënvizuar është se të dyja duken shumë mirë dhe me shume sharm.
Su/ Shqiptarja.com
