l/ATSH-Z.Tosku/- Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së vizave të punës për aplikantët shqiptarë që duan të punojnë jashtë vendit, u vu theksi tek mundësitë e shqiptarëve për 'u bere pjese e ketij tregu.
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genc Kojdheli, tha se "për shqiptarët ka mjaft opsione të mira për të punuar jashtë vendit nëpërmjet aplikimit, sesa duke kërkuar në azil në vendet e tjera".
"Ne jemi duke nënshkruar një marrëveshje bashkepunimi zyrtare me Emirat e Bashkuara për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në punë jashtë vendit, si dhe për t'i treguar shqiptarëve se në vend që të kërkojnë azil, ka mjaft opsione të mira për të aplikuar dhe për t'u punësuar jashtë", nënvizoi Kojdheli.
Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Europe Agency, Ermal Jauri, duke filluar nga shtatori i vitit të kaluar, në bashkepunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale është bërë i mundur rekrutimi i punëkërkuesve të papunë për të nisur grupin e parë të aplikantëve fitues për në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara. Sa i përket intervistave, Jauri tha se "të gjitha intervistat janë kryer në mënyrë të drejtpërdrejt me punëdhënës të huaj, pranë zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit si dhe Europe Agency'.
Ai nënvizoi se personat e pranishëm që ishin dhe fitues vetëm para një jave kishin aplikuar. Numri i aplikantëve ishte 57 veta, ndërkohë që u përzgjodhën 18 prej tyre.
Europe Agency, në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, kanë zhvilluar intervista të drejtpërdrejta me personat e interesuar për të punuar jashtë vendit. Në bazë të Kodit të Punës në Abu Dhabi, për aplikanët fitues përfshihen shpenzimet për akomodim, fjetje, ndërkohë që profesionet e kërkuara kanë të bëjnë kryesisht me industrinë përpunuese, shofer taksie, recepsionist etj.
/Shqiptarja.com