Koka-Fitoussi: Ekspertizë ndërkombëtare dhe mbështetje financiare për mjedisin

TIRANË- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, priti sot në një vizitë kortezie Ambasadorin e Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi.
Pasi i shprehu Ambasadorit urimet për detyrën e re, Ministri Koka bëri një prezantim mbi punën e Ministrisë së Mjedisit gjatë një viti në qeverisje, duke vënë theksin në rëndësinë që Qeveria Shqiptare i ka kushtuar mjedisit.
Nga ana e tij, Ambasadori Fitoussi u shpreh se Ministri Koka mban një nga detyrat më të vështira në qeveri, pasi duhet të harmonizojë presionin e zhvillimit përmes industrisë nga njëra anë dhe të mbrojtjes së natyrës së mrekullueshme shqiptare nga ana tjetër. Ambasadori e uroi Ministrin Koka për punën e mirë të bërë deri tani. "Keni bërë një punë të mrekullueshme deri tani në fushën e mbetjeve. Por, duhet ekspertizë ndërkombëtare dhe mbështetje financiare. Gjithashtu, duhet kuptuar që interesi kombëtar është mbi interesin lokal", është shprehur Fitoussi.
Ministri Koka, pasi e siguroi ambasadorin francez për vijueshmërinë intensive të punës, theksoi se ekspertiza franceze për mjedisin është e vyer në çdo kontribut që mund të jepet në punën për përmirësimin e mjedisit në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e problematikat në sektorin e ujrave, pyjeve dhe mbetjeve urbane. /ATSh/
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës