Ministri i Mjedisit Lefter Koka
TIRANË, 13 Shkurt / ATSH - Ministri i Mjedisit Lefter Kokamori sot pjesë në analizën vjetore të ISHMPU.
Ministri tha se "akoma shumë punë na pret në të ardhmen për t'i siguruar qytetarëve një mjedis sa më të pastër dhe të gjelbërt".
"Me qëllim parandalimin e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në rrethin e Krujës, Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit organizoi aksionin gjatë të cilit u prishën 243 furra artizanale të prodhimit të gëlqeres" u shpreh Koka gjatë fjalës së tij .
Ministri i Mjedisit Lefter Koka
"Gjatë muajit shkurt 2014" vijoi ministri, "në bashkëpunim me Forcat e Armatosura u realizua pastrimi i akseve kombëtare në të gjithë territorin nga mbetjet urbane dhe mbetjet e ngurta, dhe nga ky aksion u pastruan 450 km akse rrugore dhe u evaduan mbi 450 ton mbetje".
Ministri theksoi se gjatë vitit 2014, u konstatuan shkeljet ndaj kryetarëve të njësive vendore, të cilëve u janë vendosur gjithsej 139 dënime administrative me gjobë, në vlerën totale 70.000.000.
Ndërsa në zbatim të Autorizimit të Inspektimit të datës 1.12.2014, inspektorët e Drejtorisë së Inspektimit mjedisor kanë inspektuar subjektet që shfrytëzojnë burime natyrore në Dibër, dhe konkretisht lidhur me shkeljet e konstatuara për moszbatim të kushteve të lejes mjedisore ndaj 27 subjekteve që shfrytëzojnë mineralin e kromit në Bulqizë është vendosur, gjoba 500.000 lekë për secilin.
Lidhur me shkeljet e konstatuara ndaj subjekteve kundërvajtëse gjatë vitit 2014 nga ana e Inspektoriatit të Mjedisit janë vendosur 317 dënime administrative me gjobë në vlerën totale 142.630.000 lekë.
Koka tha më tej se Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave është tashme anëtar i Rrjetit IMPEL, "Rrjeti i Bashkimit Europian për Zbatimin dhe Forcimin e Ligjit Mjedisor", referuar vendimit
të datës 12 Dhjetor 2014 të Asamblesë së Përgjithshme të IMPEL.
Edhe në sektorin e Drejtorisë dhe Inspektoriatit të Policisë Pyjore, nuk kanë munguar aksionet e sukseshme gjatë vitit 2014, si psh inspektimi i 30 HEC në bashkëpunim me IM për respektimin e kerkesave ligjore dhe zënie të fondit pyjor, të cilave u janë lënë afate për plotësimin e dokumentacioneve të nevojshme dhe jane marre vendime ndeshkimore sipas rastit. Këto në Qarqet e Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Berat, Dibër.
"Për këtë periudhë Inspektoriati i Policisë Pyjore ka kryer mbi 2850 inspektime në terren, ka proçeduar 514 kundravajtës, 29 persona po ndiqen penalisht në rrethet Durrës, Kukës, Korçë, Shkodër, etj.Në 485 raste proçedimesh administrative janë vendosur 35 milione lekë gjoba. Është sekuestruar në mbi 319 raste, volumi prej 2370 m³ lëndë drusore, nga këto lëndë punimi 760 m3, dru zjarri 1610 m3. 70 % e kundravajteve janë kryer në pyje në pronësi shtetërore, 29 % komunale dhe 1 % private", tha Ministri.
Ai bëri me dije se janë kryer 9 proçedime në fondin kullosor me vlerë 560 mijë lekë dhe janë vendosur 280 mije/lekë gjobë për dëmtime në fondin kullosor. Është rifreskuar regjistri i ndërtimeve të paligjshme në fondin pyjor e kullosor dhe i është përcjelle INUK për kompetence.
"Është hartuar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme për kontrollin e transportit të paligjshëm të materialit drusor si dhe janë ngritur në bashkëpunim postblloqe fikse e të lëvizshme. Janë ushtruar 350 inspektime në zonat e gjuetisë në Durrës, Kurbin, Shkodër, Fier, Vlore etj. Janë proçeduar për gjueti të paligjshme 30 persona, janë vendosur 1.57 milion lekë gjoba, janë sekuestruar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit rreth 630 armë gjahu, janë sekuestruar mjete a pajisje të ndaluara për gjueti", tha më tej ministri Koka.
"Edhe drejtorina e Inspektoriatit të Ujrave të Zeza ka kryer në total 2795 inspektime. Ku nga të cilat janë vendosur 89 gjoba, janë pezulluar dhe mbyllur 87 aktivitete, dhe vlera e e gjobave te vendosura arrin shifrën e 70.700.000 Lekëve", përfundoi Koka /k.m/ /a.g/