TIRANË- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi të enjten, gjatë një interpelance në Kuvend, se Shqipëria sot është shumë më e pastër edhe pse jemi akoma larg standardeve europiane dhe kërkohet akoma shumë punë për të bërë.
Duke iu përgjigjur kërkesës së deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi, për masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit dhe strategjinë për vitet në vijim, ministri Koka tha se gjetëm një situatë të rënduar. Ministri Koka vuri në dukje se mungonte një strategji menaxhimi, ndërsa mbetjet ishin të shpërndara në të gjithë vendin, edhe në zonat turistike. Gjetëm, vijoi Koka, 65 venddepozitime në zonat urbane dhe 200 në zonat rurale, venddepozitime këto, që sipas ministrit të Mjedisit nuk plotësonin asnjë kriter dhe jo vetëm që nuk zgjidhnin problemin e mbetjeve, por ndotnin ujërat, tokën dhe ajrin. Kjo situatë e rëndë, vuri në dukje ministri Koka, bëri që ministria e Mjedisit ta ketë këtë çështje prioritet kryesor të politikave mjedisore.
Ministri Koka ngriti edhe çështjen e krijimit të një enti rregullator, që sipas tij, është i domosdoshëm për vendosjen e një tarife të paracaktuar me ligj, e cila do të shërbejë për menaxhimin e mbetjeve. Ndër çështjet e tjera që ngriti Koka ishin edhe partneriteti publik-privat. Bashkëpunimi me biznesin, tha Koka, mbetet i dobët sa i takon angazhimit në mjedis.
Ndër masat e marra në harkun kohor të një viti, ministri i Mjedisit renditi, ndalimin e importimit të mbetjeve, ngritjen e komitetit ndërministror të menaxhimit të integruar të mbetjeve. "Një vit më parë ne gjetëm akse rrugore të mbuluara nga mbetjet, pikat hyrëse detare apo tokësore me një peizazh të rëndë, ndaj u shpall gjendja e emergjencës mjedisore e cila pasoi edhe ngritjen e një task-force të kryesuar nga inspektoriati mjedisor në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes.
Sa i takon ndotjes së ajrit, Koka tha se inspektoriati i Kontrollit të Mjedisit është angazhuar përmes kontrolleve të subjekteve që shkarkojnë tymra në ajër. Tashmë, tha ai, janë evidentuar të gjitha aktivitetet industriale që ndotin mjedisin dhe po monitorohen. /ATSH/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21