Kokaina, burg mikut të Shullazit, del nga qelia shefi i grupseksionit të PD (EMRAT)

Kokaina, burg mikut të Shullazit, del nga qelia shefi i grupseksionit të PD (EMRAT)

Personat e arrestuar per trafikun e kokaines

ELBASAN-Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin nga gjashtë personat e arrestuar ditën e premte për trafik kokaine. Masa e sigurisë ka ndryshuar për Lavdosh Demajn, që është kryetar i Grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan.

Ai ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës, pas arrestimit u ndryshua masa e sigurisë dhe tani do të hetohet në detryim paraqitje, ndërsa pesë personat e tjerë që u arrestuan do të qëndrojë në burg pa afat.

Operacioni ku u sekuestruan 550 gr kokainë u finalizua pak ditë më parë në Tiranë dhe në Elbasan njëkohësisht ku u arrestuan gjashtë persona, pjesë e grupeve të Emiljano Shullazit në Tiranë dhe Çapjave në Elbasan. Gjyqtari që ka dhënë vendimin ishte Taulant Tafa.

Arrest me burg;
Klaudjo Trungu
Agron Qafa
Skender Pellumbi
Lorencio Gjini
Klajdi Gjeci

Detyrim paraqitje;
Lavdosh Demaj

Do të vijojnë që të hetohen në gjendje të lirë;
A. Ll.
O. O.
A.F.

Skema si funksiononin grupet;
Miku i Emiljano Shullazit, Klajdi Gjeçi ishte personi i cili drejtonte këtë rrjet. Bashkë me të u arrestuan edhe Klaudjo Trungu, bashkëpunëtor i grupit të Çapjave dhe Skënder Pëllumbi, Lorencio Gjini, Agron Qafa e Lavdosh Demaj, që sot u la në detyrim paraqitje. 

Ndërkohë që u vunë nën hetim në gjendje të lirë, i riu A. LL dhe dy vajza me iniciale O. O dhe A. F. Grupi i drejtuar nga Gjeçi shpërndante drogë në lagjet kryesore në Tirane, përfshirë Tiranën e Re, Stadiumin Dinamo dhe zonën e Bllokut.

Dy muaj hetime kanë mjaftuar që anëtarët e dy grupeve kriminale të bien në prangat e policisë, pasi kishin hyrë në një tratativë për të shitur kokainë tek një person. Por ky person ishte ishte një agjent i infiltruar, duke bërë rolin e blerësit të sasisë së kokainës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 16/04/2019 17:39

    Dhe kto te tjeret do ta lejne qeline pa merak..se po mos keshe leke te paguash dritat rri brenda nja 6 muaj e pakta...kurse kryetari partise del kupton apo jo..pastaj thone do hyme5 ne europe..po pranon gjermania kshu o qorrat e edi rames lulit e mones se te 3 bashke jane me ne krye babe salen dhe like floririn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)