Kush blinte kokainë, kishte dhe vajza gratis/ Grupi i drogës në gjyq, mes tyre Klajdi Gjeçi dhe Klaudjo Trungu

Kush blinte kokainë, kishte dhe vajza gratis/ Grupi i drogës në gjyq, mes tyre Klajdi Gjeçi dhe Klaudjo Trungu

Grupi i droges

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit, ka përfunduar hetimet për Klajdi Gjeçin mikun e Emiljano Shullazit, Klaudjo Trungun menaxherin i lokalit “My Brother” në Elbasan, Agron Qafën, Skënder Pëllumbin, Lavdosh Demaj dhe Lorencio Gjini.

Të 6 personat akuzohen nga prokuroria për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” të llojit heroinë. Dy agjentë me numra serialë “315” dhe “317” janë ata që çuan prapa hekurave Klajdi Gjeçën, Klaudio Trungun, si dhe katër persona të tjerë si persona që ishin përfshirë në tregtinë e drogës në Elbasan dhe Tiranë. Hetimi disa mujor i prokurorisë së Elbasanit, ka zbardhur mënyrën se si vepronin shitësit e Kokainës në dy qytete, ku për klientët që blinin lëndën narkotike, premtonin se do u gjenin dhe vajza gratis, për dëfrim.

Një ofertë e tillë i është bërë agjentit “315” nga i arrestuari Skënder Pllumbi. Policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë kryer një sërë përgjimet duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të 6 personave. Për shkak se në shitjen e kokainës ishin të implikuar më shumë persona, policisë i është dashur të futë në aksion dhe një agjent tjetër të koduar me numrin “317”. Për blerjen e drogës personat flisnin në mënyrë të koduar, duke pohuar se kërkonin “...një serbator e gjysmë naftë...”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive