Kokaina është një prej stimuluesve më të vjetër, më të fuqishme dhe më të rrezikshme me origjinë natyrore.

Tre mijë vjet para lindjes së Krishtit, Inkasit e lashtë të Andeve, përtypnin kokainë për të bërë zemrën t’iu rrihte më fort dhe që të punonte më shpejtë për të luftuar efektet e ajrit që ishte i rralluar në malet ku jetonin.

Kokaina ishte nxjerrë nga gjethet e “koka” për herë të parë në 1859 nga kimisti gjerman Albert Niemann. Por ajo u  përhap në komunitetin mjekësor jo me parë se vitet 1880.

Psikoanalisti austriak Sigmund Freud, i cili e përdorte dhe vetë drogën, ishte i pari që promovoi  kokainën për të kuruar depresionin dhe impotencë seksuale.

Në 1884, ai botoi një artikull me titull “Über Coca” (Rreth kokainës) ku foli për “përfitimet” e kokainës, duke e quajtur atë një substancë magjike.

Në 1886, popullariteti i drogës ishte bërë edhe i madh dhe John Pemberton përfshiu në pijen Coca-Cola një përbërës të kokainës.

Personazhe të famshme si shpikësi Thomas Edison dhe aktorja Sarah Bernhardt promovonin efektet “magjibërëse” të tonikëve dhe eliksireve që kishin përbërës kokaine.

Por përdorimi i kokainës dhe rreziqet e përdorimit të saj në publik filluan të bëheshin të dukshme dhe presioni publik e detyroi Coca-Colën për të hequr përbërësit e kokainën nga pijet që në vitin 1903.

Në 1905, u bë popullore “thithja“ dhe pas pesë vitesh spitalet dhe literatura mjekësore filloi të raportojnë rastet e dëmtimit të hundës që rezultonte nga përdorimi i kësaj droge.

Në 1912, qeveria amerikane sinjalizoi 5000 vdekje nga kokaina brenda vitit, në vitin 1922 kokaina u ndalua zyrtarisht.

Në 1970, kokaina doli sërish në modë, dhe përdorej nga bota e spektaklit dhe biznesmenët.
 
Deri në fund të viteve ’80, kokaina nuk u konsiderua më si droga e të pasurve, por si droga më e rrezikshme që krijonte varësi, të çonte në varfëri, në kriminalitet dhe në vdekje.

Kokaina, sipas shkencës
Kokaina bën pjesë në grupin e drogave të njohura si “stimulantë”.
Kokaina nxirret nga gjethet e bimës koka (Erythroxylum coca), që gjendet në Amerikën e Jugut.

Çfarë pamjeje ka kokaina
Forma më e përhapur e kokainës është hidrokloridi i kokainës. Kjo është një substancë e bardhë-pudër kristaline e hidhur, mpirëse.
Hidrokloridi i kokainës më tej përpunohet për të prodhuar kokainën bazë të njohur si “freebase” dhe “crack”. “Freebase” është një pudër e bardhë, ndërsa “crack” në përgjithësi është në formë kristaline me ngjyrë nga të bardhë në krem ose transparente me pikëla rozë ose të verdhë.

Si përdoret
Hidrokloridi i kokainës më shpesh thithet me hundë. Ai edhe mund të injektohet. Disa njerëz e bashkojnë me çamçakëz, ku absorbohet e shkon në gjak. Të tjerë e shtojnë atë në pije ose ushqim. “Freebase” dhe “crack” zakonisht pihen si duhan.
 
Cilat janë efektet
Rritje të ndjenjës fëminore
Dehje
Tharje goje
Rritje e ritmit të frymëmarrjes
Rritje e të folurit ose ndjekje në qetësi të plotë ose ngazëllim
Ndjenjë për forcë të madhe fizike dhe kapacitet mendor
Rritje e libidos dhe zgjim seksual
Ndjenjë e mirëqenies
Ankth, axhetim dhe panik
Paranoja
Sjellje agresive të dhunshme të papritura
Ndjesi vigjilence, reduktim i nevojës për të fjetur
Rritje performance në detyra të thjeshta
Dhimbje koke
Rritje e presionit të gjaku-t dhe rrahjeve të zemrës 
Oreks i reduktuar
Rritje e temperaturës së trupit
Indiferencë për dhimbje dhe lehtësim i dhimbjeve lokale
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com