Patrullimet e forcave “Shigjeta” të Policisë së Tiranës kanë zbuluar dy raste të përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në rrugën "Jordan Misja", efektivët e policisë pranë një lavazhi në afërsi të shinave, konstatuan dy persona të cilët sapo konstatuan prezencën e policisë bënë lëvizje të dyshimta. Gjatë kontrollit të Redon Nelës dhe Bekim Rrustemajt, policia nuk gjeti sende të kundraligjshme, por tek ambienti ku qëndronin gjetën 258 doza kokaine dhe 8 doza hashash.
Nga kontrolli tjetër pranë spitaleve, policia konstatoi një person të dyshimtë i cili sapo pa efektivët u largua me vrap dhe u fut menjëherë në një ndërtesë të braktisur. Brenda kësaj banese policia gjeti 9 persona të cilët po konsumonin lëndë narkotike heroinë. 15 dozat u sekuestruan nga policia, ndërsa 9 konsumuesit e lëndës narkotike u shoqëruan në polici.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










