Tre persona janë arrestuar në Tiranë për shitje të lëndëve narkotike kokainë e kanabis.
Bekim Rrustemaj, 22 vjeç, Redon Nela, 27 vjeç dhe Bledar Kalaja, 49 vjeç, u vunë në pranga nga policia. Lëndët narkotike u gjetën në lokalin e 49-vjeçarit Kalaja.
Djalit të tij 18-vjeçar iu gjet gjithashtu kokainë. Ndaj tij dhe një personi tjetër me iniciale K.Ç ka nisur hetim në gjendje të lirë.
Droga u gjet e fshehur në tullat e mureve, në një kuti të vogël pas dere e qese. Policia ka sekuestruar drogën, celularët dhe para.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











