Kokainë, ekstazi dhe kanabis në festivalin që po mbahet në Shëngjin, policia arreston 3 persona pas kontrollit të mjeteve

Foto ilustruese

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, ndërkohë që tre të tjerë i ka proceduar penalisht, pasi iu ka gjetur lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa, gjatë aktivitetit ‘UNUM Festival’.

Ata u kapën në aksin Lezhë-Shëngjin, pasi shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative.

“Si rezultat i kontrolleve, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25 banues në Kosovë dhe u proceduan penalisht shtetasit B.A., 30 vjeç, banues në Australi, A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ulen në tryezë Rama e Basha për të diskutuar për vettingun e politikanëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Helmimi i krutanëve/ Bakiu: Artur Bushi të japë dorëheqjen, Alibeaj: Mbi 1200 të helmuar