Itali- Policia ka shkatërruar një bandë kriminale të drejtuar nga shqiptarët që trafikonte kokainë, ndërsa në pranga kanë rënë 36 persona.
Policët kanë rënë në gjurmët e trafikantëve pas zbulimit të një sasie kokaine të fshehur në një kuti këpucësh për fëmijë që vinte nga Amerika Latine në vitin 2013.
Policia e Perugias e drejtuar nga Marco Chiacchiera deklaron se ka arritur në gjurmët e trafikantëve pas një hetimi të gjatë.
Sipas autoriteteve italiane shqiptarët kishin një pjesë të rëndësishme të tregut të shpërndarjes së kokainës në Milano dhe në disa qytete të tjera, ndërsa kishin rekrutuar shumë persona duke u kthyer në një bandë.
Polica ka sekuestruar kokainë, lëndë të tjera narkotike, një shumë të madhe eurosh dhe sende të tjera gjatë operacionit.
Droga dhe paratë e fituara nga trafiku i drogës fshiheshin nëntokë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO