Kokalari i dorëzon kongresmenit të SHBA, dosjen e Sali Berishës: Ju kanë keqinformuar njerëzit e “Vatrës”, ja provat që e gozhdojnë atë dhe familjen e tij

Kokalari i dorëzon kongresmenit të SHBA, dosjen e Sali Berishës: Ju kanë keqinformuar njerëzit e “Vatrës”, ja provat që e gozhdojnë atë dhe familjen e tij

Familja Berisha

Geri Kokalari, një nga shqiptaro-amerikanët më të njohur në ambjentet mediatike dhe politike në SHBA, e ka “bombarduar” kongresmenin amerikan, Lee Zeldin, me dosjen e plotë për Sali Berishën.

Kongresmeni Lee Zeldin, i nxitur nga disa qarqe të komunitetit shqiptar në SHBA, thirri në seancë pyetjesh Sekretarin e Shtetit Antony Bliken për rastin e shpalljes Non Grata të Sali Berishës.

Kongresmeni Zeldin, aludoi, duke u nisur nga pretendimet e Berishës se ka gjasa që dosja për ish-Presidentin dhe Ish-kryeministrin e Shqipërisë, të jetë nxitur nga George Sorros.

Por Geri Kokalari, i ka dërguar një dosje të plotë, ku e rrëzon me fakte dhe argumenton se si atë e kanë keqinformuar.

“Sikur Soros të ketë ndikuar për të dëmtuar Berishën, do ta bënte atë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe jo 3 javë pas zgjedhjeve”, thotë Kokalari në letrën e tij, ku me një logjikë të thjeshtë rrëzon të gjithë kauzën që Sali Berisha ka ngritur për të mbrojtur veten.

Letra e Plotë

I nderuar  Lee Zeldin

Unë po ju shkruaj, duke ju referuar pyetjes tuaj drejtuar të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në seancën e 7 qershorit 2021, në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe letrën tuaj të së njëjtës datë për Ndihmës Ndihmës Sekretarin Naz Durakoglu në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili cilësoi Sali Berishën dhe familjen e tij “Non Grata”, në bazë të dyshimeve për korrupsion.

Duket se një nga shqetësimet tuaja është që George Soros ka orkestruar vendimin e DASH. Sinqerisht, unë kam dyshimet e mia se Soros do të ndërhynte për të kërkuar sanksione kundër Berishës, pasi mendoj se ai ka në mendje “peshq më të mëdhenj” për të skuqur.

Pra, është e mundur që ju jeni ndikuar nga ata që janë futur në vrimën e lepurit, e natyrisht nga njerëzit e keqinformuar të Berishës, të cilët përfaqësojnë një element të skajshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan. Por edhe nëse supozojmë se George Soros ndikoi në DASH për të shpallur Berishën Non Grata, atëherë përse Sekretari Blinken mori vendimin më 19 maj, tre javë pas zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, që u zhvilluan në 25 Prill?

A nuk do t’i kishin sjellë ky vendim më shumë dëm Berishës dhe partisë së tij, nëse do të shpallej para zgjedhjeve?

Sa për informacion, unë nuk jam adhurues i Sorosit dhe besoj se ai nuk ka asnjë arsye që të përzihet në politikën e jashtme amerikane.

Bazuar në përvojën time të drejtpërdrejtë, unë besoj se Sekretari Blinken ishte i justifikuar në vendimin për Sali Berishën.

Sa për të dhënë një fakt, unë kam siguruar informacionin që ishte shkas për artikullin e ballinës së New York Times më 27 Mars 2008,  që ekspozonte përpjekjen e AEY për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes mbi fishekët e prodhimit kinez.

(Linku: https://www.nytimes.com/2008/03/27/ world/asia/27ammo.html), artikull që rrëzoi dhe gjynjëzoi me fakte Sali Berishën, kur ky i fundit ishte më i fuqishëm se kurrë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë.

Kam shërbyer gjithashtu si katalizator për dëgjesat e Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, në lidhje me AEY. https://oversight.house.gov/legislation/hearings/committee-holds-hearing-on-aey-contracts-with-the-us-government-1.

Pikërisht të gjithë këto zhvillimi kanë çuar në bindjen e Departamentit të Drejtësisë për disa amerikanë të lidhur me AEY, dhe historia shërbeu si bazë për librin War Dogs dhe filmin me të njëjtin emër.

Në Shqipëri besohet gjerësisht se miqtë e Berishës lehtësuan përpjekjen e AEY për të mashtruar Pentagonin; megjithatë, ndërsa disa amerikanë u ndoqën penalisht për këtë krim, por që asnjë shqiptar nuk u akuzua kurrë nga një organ drejtësie i këtij vendi.

Por siç thuhet, “duhen dy veta për të kërcyer tango” dhe kjo marrëveshje e ndyrë nuk mund të kishte ndodhur pa miratimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare. Kështu që unë besoj se DASH shfaqi një verbëri të qëllimshme, duke mos bërë presion ndaj qeverisë Berisha për të hetuar këtë krim.

Unë sugjeroj të pyesni DASH-in pse nuk kërkoi kurrë që qeveria shqiptare të ndërmarrë veprime për këtë çështje. Duhet të jeni të vetëdijshëm se Shkelzen Berisha, djali i Saliut, paditi botuesin e War Dogs, Simon dhe Shuster për shpifje, sepse ai kundërshtoi librin që e implikonte atë me AEY, por, Shkëlzeni e humbi çështjen.

Sipas Chris Chivers, gazetari i New York Times dhe ish- kapiteni i marinsave me të cilin kam bashkëpunuar për të zbuluar skandalin AEY, municionet e vjetra, në kalbje dhe të paligjshme kineze të shitura DePartamentit të Mbrojtjes rrezikuan sigurinë e ushtarëve amerikanë që shërbyen në Afganistan dhe besoj se kjo përbën një shqetësim të veçantë për ju, si një oficer i Ushtrisë që shërbeu në Irak.

Mjerisht, gjashtë muaj pas botimit të artikullit të Times, Kosta Trebicka, një shqiptar që punoi me mua për të zbuluar mashtrimin e AEY, u gjet i vdekur në një rrugë të largët në Shqipërinë e Jugut. Ajo ngjarje u konsiderua si një aksident nga qeveria Berisha, por pak shqiptarë besojnë në këtë histori, dhe duke qenë të njohur me “hetimin” mund t’ju them se kishte rrethana shumë të dyshimta rreth “aksidentit”.

Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se unë isha përgjegjës për të penguar një përpjekje të qeverisë Berisha për të privatizuar Albpetrol, kompaninë shtetërore të naftës në Shqipëri, tek Rezart Taçi, një tjetër mik i Berishës. Në një përpjekje për të fituar tenderin për Albpetrol dhe për të përfunduar këtë mashtrim, Vetro Silk Road, një kompani fantazmë e lidhur me Taçi, paraqiti një garanci financiare prej 100 milion dollarësh me dorëzimin e ofertës së saj, që supozohet se ishte lëshuar nga American Chartered Bank, një bankë e vogël e siguruar nga FDIC që ishte i vendosur në Illinois.

Emaili i bashkangjitur nga këshilltari ligjor American Chartered për mua konfirmon se garancia financiare prej 100 milion dollarësh ishte një mashtrim i plotë dhe duke ekspozuar këtë skemë FDIC shmangu përfshirjen në një skandal ndërkombëtar që mund ta kishte vendosur bankën në rrethana të pasigurta financiare.

Bashkangjitur është një foto e Rezart Taçit me Liri Berishën, gruan e Saliut. Më shumë informacion në lidhje me marrëveshjen e Albpetrol dhe Armo, një tjetër marrëveshje e dyshimtë e kurdisur nga qeveria Berisha, mund të gjenden në këto lidhje:

https://www.ft.com/content/7c3848aa-744d-34c6-ad69-3943a8ad9564

https://www.intellinews.com/will-the-new-broom-in-albania-be-big-enough-500018027/?archive=bne

Nëse dikush pëshpëriti në veshin tuaj se Sali Berisha është një burrë i mirë dhe një viktimë e pafajshme e një komploti të orkestruar nga George Soros, unë nuk mendoj se ai person ju bëri një favor.

E unë ju siguroj se mbështetja ndaj Berishës do të bëjë pak për të përmirësuar imazhin tuaj me votuesit në qarkun Suffolk të New York-ut. Për disa ngjyra shtesë, unë kam bashkangjitur fotot e Sali Berishës me djalin e Enver Hoxhës (diktatorin brutal komunist të Shqipërisë).

Për të qenë të qartë, Sali Berisha ishte një anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, deri në rrëzimin e regjimit të saj.

Ai e rikrijoi imazhin e tij, se gjoja është një kampion i demokracisë, vetëm sepse kjo ia lehtësoi objektivin e tij për të marrë pushtetin në Shqipëri.

Unë mbështes plotësisht sanksionet e DASH kundër Berishës për shkak të përvojës sime dhe besimit tim se ai ka qenë pengesa e vetme më e madhe për përparimin e Shqipërisë si demokraci; prandaj, nëse DASH ju siguron prova që vërtetojnë vendimin e tij, unë shpresoj se do të jeni po aq pohues në përdorimin e këtij informacioni për të mbështetur një dënim të fuqishëm të Sali Berishës.

Unë do të isha i lumtur t’u përgjigjesha çdo pyetjeje që mund të keni në lidhje me këtë çështje.

Sinqerisht,

Gary Q. Kokalari

“Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”/TemA

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2021 00:54

    Ne rradhe te pare duhet te themi qe jo cdo anetari te //Vatres// po i keputet shpirti per fatin e Sales.Ne rradhe te dyte i lutem /SHQIPTARES/ qe te ribotoje nje analize shume te vecante,ose ne pamundesi,i ftoj shqiptaret t'a rilexojne kete analize qe eshte shume profetike,per sa vijuan ngjarjet.Analiza eshte te /SHQIPTARJA/,publikuar ne 3.3.2021,autor=Ylli Pata,titulli=/Precedenti rumun i modelit Meta:Ja cfare ndodhi me kryetarin e Parlamentit qe sulmoi SH.B.A/.Po them vetem, qe eshte e frikshme, se sa shume te perbashketa kane Sali Berisha me Liviu Dragnean e Rumanise.

    Përgjigju
  • O tej: 21/06/2021 16:42

    Te lumte more kokakalar po Berisha mbetet jashtqitje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore