HIMARË - Deputeti i PS, Koco Kokëdhima, ka deklaruar se popullsia e Himarës do të dyfishohet në 29 mijë banorë, nga 15 mijë që ka aktualisht. Gjatë një takimi me banorë të Dhermiut, ku u diskutua sesi do të jetë Himara pas reformës territoriale, Kokëdhima shtoi se dhe territori do të ketë zgjerim nga 100 km katrorë në 500 km katrorë.

“Popullsia e Himarës me këtë reformë gati dyfishohet, nga 15 mijë bëhet 29 mijë banorë. Territori bëhet rreth 500 kilometër katrorë, nga 100 kilometër katrorë që ishte.

koco kokedhima

Himara do të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, turistike dhe administrative në bregdetin e Shqipërisë, në 10-15 vitet e ardhshme”-shkruan Kokëdhima në rrjetin social “Facebook”.

Kokëdhima ka pohuar se në takim diskutantet kane qene entuziaste per bashkimin e Vranishtit me Himarën ndërsa ka ftuar himarjotet “të kuptojnë se pavarësisht ndjesive personale dhe dallimeve, të mos harrojmë dhe të mbajmë në sy gjërat që na bashkojnë: emrin, nderin dhe interesin e Shqipërisë dhe të Himarës”-përfundon statusi i deputetit socialist, Kokëdhima. FOTO NGA TAKIMI

koco fb
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)