Kolegji:KQZ të shprehet për 3400
votuesit e rinj në Durrës e Kavajë

Kolegji:KQZ të shprehet për 3400<br />votuesit e rinj në Durrës e Kavajë
Kolegji zgjedhor pranoi kërkesën e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, që të urdhërojë KQZ-në për t’u shprehur në lidhje me çregjistrimin ose jo të 2800 zgjedhësve në Durrës dhe të rreth 600 të tjerëve në Kavajë.
 
Për këta zgjedhës, PD-ja kishte kërkuar në KQZ që të çregjistroheshin, por kjo kishte refuzuar të vendoste për faktin se sipas saj kjo ishte çështje që i takonte organeve të drejtësisë. 

Partia Demokratike, nëpërmjet Ivi Kasos dhe Oerd Bylykbashit, kërkoi në Kolegjin Zgjedhor që të urdhëronte KQZ-në të shprehej për rastin e Durrësit dhe të Kavajës. 

Kurse, përfaqësuesit e KQZ-së në Kolegjin zgjedhor kërkuan rrëzimin e kërkesës së Subjektit zgjedhor Aleanca Popullore për Punë dhe dinjitet si të pabazuar në ligj.
 
Pasi dëgjoi kërkesat e palëve, trupa gjykuese e Kolegjit zgjedhor, u tërhoq për vendim. Afërsisht 40 minuta më vonë, Kolegji konkludoi me një vendim duke pranuar kërkesat e Partisë Demokratike.
 
Partia Demokratike kishte depozituar një kallëzim dy javë më parë, për transferimin e 2800 votuesve në zonën e plazhit në Durrës nga zona të tjera, ndërsa ishin regjistruar me banim në vende të papërshtatshme. Sipas PD-së këta persona ishin regjistruar si zgjedhës të mundshëm në Durrës në mënyrë fiktive.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa