
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla shprehet se me vendimin e Kolegjit Zgjedhor tashmë gjithcka është e qartë dhe se zgjedhjet do të mbahen të dielën e ardhshme. “Tani është e qartë! Zgjedhjet Lokale do të mbahen në 30 qershor! Të gjitha palët duhet të respektojnë Kolegjin Zgjedhor të Shqipërisë”-thuhet në reagimin e Taulant Ballës.
Ndërsa gjatë një takimi në Elbasan theksoi se "30 Qershori është dita e sovranit, është dita kur sovrani vendos, partitë heshtin dhe presin verdiktin e sovranit. Kushtetuta në nenin 2/1 parashikon se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
Këtë sovranitet populli e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Tentativa për t’i mohuar sovranit të zgjedhë dështoi dhe më 30 Qershor populli do të zgjedhë përfaqësuesit e tij për mandatin e ri katër vjeçar të pushtetit vendor" tha ai.
Lajmi kryesor:
Kolegji rrëzon dekretin e Presidentit Meta, reagon Spiropali e Veliaj










