Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
e Gentian Muhametit për Këlcyrën

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën<br />e Gentian Muhametit për Këlcyrën
TIRANË - Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Gentian Muhametit për t'u rifutur në listën e kandidatëve për Bashkinë e Këlcyrës. Ai u çregjistrua nga gara me kërkesë të forcës PD-së, e cila ishte po ajo që e propozoi.

Muhameti kërkonte shfuqizim të vendimit të dhënë nga KQZ dhe rikthim në garën për postin e kreut të kësaj njësie vendore në zgjedhjet e 21 qershorit. 

Partia Demokratike vendosi të tërheq kandidaturën e Gentian Muhametit në kuadër të procesit të dekriminalizimit pasi burime pranë PD pohuan së ai ka një dosje të hapur në Itali.

“Institucionet shtetërore nuk dhanë asnjë informacion që rëndon mbi figurën e Muhametit. KQZ me dy standarde, në Kurbin nuk çregjistron kandidatin edhe pse ai e kërkon, në Këlcyrë e çregjistroi edhe pse kandidati nuk e ka kërkuar. Kërkojmë nga Kolegji rrëzimin e vendimit të KQZ dhe rikthimin e tij në garë me numrin 2 në fletën e votimit. Vendimi KQZ e antikushtetues, u mor ne tejkalim te afateve. KZAZ nr 75 në Këlcyrë e miratoi si kandidat, u verifikuan dokumentet dhe në KQZ. Në argumentet e saj PD thotë se kërkojmë çregjistrimin e Muhametit se nuk pranoi të verifikohet, por kjo e pavërtetë.”- u shpreh para trupit të Kolegjit Zgjedhor Avokati i Gentian Muhametit

Ndërkohë që përfaqësuesja ligjore e KQZ-së u shpreh se “Ankimimi i Muhametit jo ligjor, s’mund të ngrejë padi pasi është subjekti politik që e ka këtë të drejtë."

Pas marrjes së vendimit të KQZ-së, Partia Demokratike në Këlcyrë ka shprehur mbështetjen për kandidatin e pavarur Bujar Fezga.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës