Koleksioni i rrallë albanologjik ekspozohet në Muze, Ylli Sula: Në fokus, Shqipëria nga Skënderbeu tek Pavarësia

“Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënderbeu tek Pavarësia” është ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Janë rreth 300 libra, gravura dhe harta të ekspozuara të shekujve XV deri XIX. Koleksionisti i këtyre materialeve, Ylli Sula, teksa tregon për punën kërkimore në rreth 15 shtete të ndryshme gjatë 25 viteve, flet edhe për dëshirën që këto materiale të studiohen edhe digjitalizohen edhe në Biblioteka Kombëtare  

 Koleksioni përbëhet nga 1200 tituj albanologjikë, por këtu kam ekspozuar vetëm 300 prej tyre. Kam 130 tituj për Skënderbeun, botime origjinale, por ka edhe disa tema që  nuk janë shumë të njohura, siç është tema e Papës Albani apo Klemendi XI, të kardinalëve Albani që ishin nipërit etj. Ka disa libra që nisin nuk gjenden në Bibliotekën Kombëtare. Ata kanë nxjerrë rreth 296 libra, që nuk i kanë. Kemi diskutuar, të që të bëhet digjitalizimi i tyre, që t’u vihet në dispozicion studiuesve.

Ylli Sula, Koleksionist

Por në këtë ekspozitë ka edhe materiale unike, të cilat studiuesit nuk i kanë hasur më herët

Ka gjëra unike, sidomos për Zojën e Këshillit të mirë, për Klemendtin e XI dhe Kardinalët Albani.  Profesor Xhevat Lloshi zbuloi disa dokumente që nuk i njihte, për shembull një përkthim i një lutje të një shenjtori të famshëm armen. Kjo lutje që nga viti 1810, çdo 20 vite është botuar e përkthyer në shumë gjuhë, në fillim në 24, pastaj 28, pastaj 36 dhe kjo lutje është e përkthyer në shqip. Dhe shqipja quhet albanio gegiçe, është i 1882. Ku kthehet në një farë gegënishtje, por që nuk jepet emri i përkthyesit.

Ylli Sula, Koleksionist

Në kuadër të kësaj ekspozite u realizua edhe një konferencë shkencore në të cilën morën pjesë studiuesit Aurel Plasari; Xhevat Lloshi dhe Dorian Koçi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje