Sfilata e koleksionit më të fundit të Shtëpisë së Modës të Elie Saab ishte mëse ndriçuese me perla dhe temina të shumta që pasqyroheshin në dyshemenë shkëlqyese të pistës. Koleksioni Vjeshtë/Dimër 2014/2015 i shfaqur në ‘Qytetin e dritave’ nga Saab ishte mishërim i fustaneve përrallore të cilat do t’i kishte zili çdo princeshë.
Punimet e stilistit përfshinin tyl, satin dhe mëndafsh dhe ishin punuar me aq përkujdesje sa mahnitën të gjithë spektatorët të cilët mbetën me gojë hapur nga luksi dhe fërshëllima që lëshonin veshjet ndërsa modelet sfilonin. Veshjet ishin qendisur me kujdes me perla, temina dhe gurë swarovski dhe në ndonjë prej tyre nuk ishte kursyer as dhe një centimetër sipërfaqe pa kaluar në gjilpërën e stilistes.
Me një larmishmëri ngjyrash që varionin nga roza në blu, koleksioni u karakterizua nga një delikatesë femërore që stilisti Libanez e ka përcjellë mjaft mirë dhe në punime të tjera me të cilat ka veshur ikona të Hollywood-it dhe njerëz fisnikë me gjak mbretëror. Ndriçimi i ambazhurëve gjigandë i dha pasarelës një shkëlqim mbretëror dhe Saab u shpreh se ishte frymëzuar nga netët pariziene për të arritur këtë efekt kaq romantik në sfilatën e tij, duke i përngjarë ndriçimit të lehtë të yjeve.
Saab u shpreh gjithashtu se këtë sezon të modës ai dhe shumë stilistë të tjerë, si Karl Lagerfel i Chanel, ishin frymëzuar nga Parisi për sfilatat e tyre dhe se ‘Qyteti i dritave’ ishte padyshim kryeqyteti më frymëzues në botë dhe se vetëm në mbremjet pariziene mund të përjetoje një romanticitet perfekt nën ndriçimin e yjeve.
Sfilata e Elie Saab është konsideruar si një ndër më të arrirat gjatë Javës së Modës në Paris duke u konsideruar një shtyllë referimi dhe për stilistë të tjerë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com