Kolonja është zbardhur nga reshjet e dëborës, duke krijuar një peisazh fantastik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë disa pamje dhe shprehet se Kolonja duket magjike dhe i fton qytetarët që ta vizitojnë.
“Mirëmëngjes dhe me Kolonjën magjike dhe ftesën për ta vizituar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Vendi u përfshi nga moti i keq për disa ditë me radhë. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa qarqe.
Ndërkaq, ditën e djeshme, temperaturat u ulën ndjeshëm dhe filluan reshjet e dëborës në disa zona.
Komente










