KOLUMBI - Mijëra kolumbianë dhe turistë, u mblodhën në Pasto, një qytet në jug-perëndim të Kolumbisë, për të marrë pjesë në sfilatën shumëngjyrëshe të Karnevales së ashtuquajtur Bardhë e Zi, një karnavale që zhvillohet për 4 ditë me rradhë.

Në dy ditët e fundit të kësaj sfilate, pjesëmarrësit vishen me ngjyra bardhë e zi, ngjyra që simbolizojnë bashkimin dhe njehësimin e ndryshmërisë etnike dhe kulturore. 

Pjesëmarrësit janë shumë të kënaqur nga ky organizim dhe që marrin pjesë në Karnavalen e organizuar këtë vit, njëra prej tyre u shpreh:
Është një Organizim shumë i bukur, ku mund të kërcejmë dhe të dëgjojmë këngëtarët pjesëmarrës.....vërtetë po ia kalojmë shumë bukur. 

Organizimi i përvitshëm i këtyre Karnavaleve, që në vitin 2009-të është quajtur nga UNESCO Vepër e trashëgimnisë jo materjale e njerëzimit, bazohet tek indianët, spanjollët dhe afrikanët tradicionalë të vendit Jug-afrikan.