PRISHTINË.-Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, i cili ka marrë detyrën në 3 shtator, ishte sot në vizitën e parë në Ministrinë e FSK-së.
I pritur në ambientet e reja të Ministrisë nga ministri Agim Çeku, komandanti i KFOR-it është njoftuar me të arriturat e përgjithshme dhe perspektivën e FSK-së.
Në njoftimin e dërguar nga Ministria theksohet se, takimi i sotëm ishte me karakter të njohjës dhe  dhe se komandanti, gjeneralmajor Figliuolo, ka ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe partenritetit ndërmejt FSK-së dhe KFOR-it edhe në të ardhmen. /ATSH/