VJENE- Bota e ka quajtur të humbur luftën e saj kundër drogës dhe në këto kushte sipas një raporti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin është hedhur idea për mundësinë e liberalizimit të drogave të lehta. Raporti i përgatitur nga kjo zyrë do të diskutohet këtë javë në Vienë, dhe synon për një politikë të re të përdoruesve të drogës. Përfitimet e kësaj nisme sipas këtij insitucioni do të jenë, boshatisja e burgjeve, kurimi i përdoruesve të drogës dhe promovimi i rehabilitimit nëpërmjet aksioneve sociale.
Me këtë politikë të re përdoruesit e drogës nuk do të shihen si kriminele, por do të punohet për kurimin dhe trajtimin e tyre njësoj sikur të ishin të sëmurë. Por ashtu siç bëhet e ditur në traktatet e OKB-së, futja e formave të dekriminalizimit nuk do të thotë liberalizim të lëndëve narkotike por lidhet me rikonceptimin e mënyrës me të cilën do të trajtohen përdoruesit. Pra, rastet e evidentuara nuk do të ndiqen penalisht por do të bëhet kurimi dhe trajtimi i secilit pacient.
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com