Kombëtarja U-15 dy miqësore me Kosovën, Memushaj shpall listën

Kombëtarja U-15 dy miqësore me Kosovën, Memushaj shpall listën

Kombëtarja U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës, mosha U-15. Ndeshjet do të zhvillohen në datën 3 maj ora 16:00 në qytetin e Elbasanit, stadiumi “Elbasan Arena” dhe në datën 5 maj, miqësorja e dytë në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, ora 12:00.

Memushaj për këto miqësore ka grumbulluar 25 futbollistë, të datëlindjes 2003-2004, ku 16 prej tyre aktivizohen në kampionatin tonë dhe pjesa tjetër e kontigjentit të kësaj përfaqësuese vijnë nga liga dhe kampionate të tjerë.

Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp të organizuar në FSHF, trajneri u shpreh: 

Dy miqësoret me Kosovën do të jenë teste që shërbejnë për të zgjedhur lojtarët më të mirë dhe që do t’i shërbejnë Shqipërisë në të ardhmen, e theksoj janë mjaft të rëndësishme. Kam qenë gjithë kohën koherent me kampionatin vendas, por edhe atë jashtë. Kjo moshë është pak delikate, pasi çdo lojtar pëson ndryshme të shpejta pasi është në fazë rritjeje. Sipas një programi të organizuar nga FSHF, në muajin shtator dhe tetor do të kemi edhe dy ndeshje të tjera miqësore ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Trajneri Eqerem Memushaj

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital