Kombëtarja U-21/ Braktisi Irlandën, Kevin Zefi largohet nga grumbullimi! Bushi afron lojtarin e Bolognas

Kombëtarja U-21/ Braktisi Irlandën, Kevin Zefi largohet nga grumbullimi! Bushi afron lojtarin e Bolognas

Kombëtarja U-21

Kombëtarja U-21 e futbollit vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Ekipi kuqezi është stërvitur në Durrës, ndërsa pas largimit të Gjergji Kotës dhe Ledjo Tresës nga grumbullimi për arsye dëmtimi, me grupin është bashkuar Renaldo Torraj.

Sakaq, nga grumbullimi është larguar edhe Kevin Zefi për arsye dëmtimi, ndërsa trajneri Alban Bushi ka ftuar Jordi Jakun e Bolognas, i cili do të bashkohet menjëherë me skuadrën. Kujtojmë se Zefi la Irlandën U-21 dhe u bashkua me Shqipërinë, teksa është pjesë e moshave të Romës në Itali.

Ekipi kuqezi do të udhëtojë drejt Greqisë ditën e nesërme, ndërsa ndeshja do të luhet të premten në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

21 mars, Dita Botërore e Sindromës Down

21 mars, Dita Botërore e Sindromës Down