Fitoret kundër Polonisë dhe Çekisë kanë bërë që kombëtarja shqiptare e futbollit të pozicionohet e 59-ta në botë, kjo në përditësimin e fundit të publikuar sot nga FIFA. Kuqezinjtë kanë fituar tre pozicione, teksa janë rritur edhe në shifrat e lojtarëve.
Sipas faqes së specializuar së transferimeve "Transfermarkt", Shqipëria vlen në total 109.95 milionë euro. Shumatorja e vlerave të të gjithë futbollistëve të grumbulluar së fundmi nga Sylvinho kap këtë shifër, teksa bie në sy se rritje kanë pasur disa emra.
Vlen të përmendet Ernest Muçi, sulmuesi i Legias së Varshavës që nga 2.5 milionë euro, tanimë me paraqitjet e tij kap shifrën e 5 milionë euroave, teksa ka kontratë me polakët deri në verën e 2025.
Rritje ka pasur edhe për Taulant Seferin, që vlen tanimë 2.5 milionë euro, si edhe Mirlind Daku që vlen 1.2 milionë euro. Arbnor Muja nga 2.5 milionë euro tanimë vlen katër milionë euro, ndërsa kartoni i Ramadanit kap shifrën e 1.8 milionë euorve.
Konkluzioni, rritja e vlerës së këtyre emrave, konkretisht Muçit dhe Mujës më së shumti, ka sjellë edhe një vlerësim më të lartë në total për kombëtaren shqiptare që nga sot vlen 109.95 milionë euro.
Faximile nga Transfermarkt
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
74.2%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 3654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Formacioni/ Bajrami si lojtar i lirë dhe mbrojtje ndryshe, Sylvinho ideon titullarët anti-Ukrainë
6 Shtator, 20:20
-
U-19/ Kombëtarja humbje përballë Turqisë
6 Shtator, 19:19
-
Ndeshja hapëse në Ligën e Kombeve, Sylvinho: Ukraina dhe grupi të fortë, Kombëtarja futet në fushë për fitore! Ramadani: Nder nëse do jem kapiten
6 Shtator, 17:16
-
U-17/ Kombëtarja shqiptare turpërohet në Tiranë 0-3 nga Luksemburgu
6 Shtator, 15:30
-
Liga e Kombeve/ Ndeshja me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Pragë
5 Shtator, 19:42
-
LISTA E PLOTË/ 30 finalistët për të fituar 'Topin e Artë', Granit Xhaka sfidon Vinicius dhe Rodrin! Jashtë Lionel Messi
4 Shtator, 21:08
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho me grup të plotë, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e tretë para Ukrainës (FOTO)
4 Shtator, 18:57
-
Formacioni/ Ndryshon mbrojtja e Europianit, Sylvinho me dy variante për Ligën e Kombeve
4 Shtator, 17:44
-
LISTA/ Vinicius apo Rodri, kandidatët për të fituar Topin e Artë! Messi dhe Ronaldo i japin fund një epoke
4 Shtator, 16:40
-
VIDEO/ Sylvinho 'shtrydh' Kombëtaren, kuqezinjtë pa kapitenin në ndeshjet e Ligës së Kombeve! Bashkohen tre futbollistët e fundit
3 Shtator, 17:27
-
Liga e Kombeve/ Identitet, traditë dhe kulturë në fanellat e reja të realizuara për Kombëtaren
3 Shtator, 16:08
-
Merkato e verës 2024 me shifra rekord, FIFA: 6.4 miliardë dollarë të shpenzuara për 11 mijë transferime
3 Shtator, 15:30