Kombinim i mutacionit britanik dhe indian, zbulohet varianti më i ri i Covid në Vietnam

Kombinim i mutacionit britanik dhe indian, zbulohet varianti më i ri i Covid në Vietnam

Një variant i ri I COVID-19,  kombinim i variantit indian dhe britanik dhe që përhapet në ajër është zbuluar në Vietnam, ka deklaruar ministri I shëndetësisë.

Vietnami ka arritur të mbajë në kontroll koronavirusin për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, tani po përballet me një epidemi që po përhapet me një ritëm më të shpejtë.

Gati 3,600 njerëz janë infektuar në 31 nga 63 qytete dhe provinca që nga fundi i Prillit, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të rasteve në vend.

“Bazuar në sekuencën gjenetike te pacientët e diagnostikuar me Covide kohët e fundit, ne kemi identifikuar një variant të ri, i cili është një kombinim i variantit Indian dhe britanik,” tha Nguyen Thanh Long.

Studimet laboratorikë të virusit të ri zbuluan se ai është shumë më i transmetueshëm sesa llojet e njohura më parë, duke shpjeguar edhe arsyen se përse virusi u përhap shumë shpejt në vend.

Deri më tani Vietnami ka regjistruar shtatë variante të virusit: B.1.222, B.1.619, D614G, B.1.1.7 (Britanik), B.1.351, A.23.1 dhe B.1.617.2 (Indian). Vendi i Azisë Juglindore ka regjistruar 6,396 raste dhe 47 viktima.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën