Miqësia dhe dashuria, dy botë brenda njeriut, që s’mund të jenë paralele. Pikat e takimit i gjejmë në një “Tango” teatrale në ArTubrina, që nis me tingujt melankolikë të këngës “Ki me u penue”. Notat e braktisjes, janë të njëjta edhe po ashtu pesha e fjalëve të ndarjes, ndonëse me kohën të tjetërsuara. Artan Imami, kësaj here si regjisor, e sjell pasigurinë e një lidhjeje, përmes lojës skenike të dy miqve të ngushtë, aktorëve Florjan Binaj dhe Ledio Lako.
“Materiali është një material i thjeshtë, midis kabaresë edhe një komedie klasike. Nuk ka ndryshuar fare, është e njëjta ndjenjë, që trondit jetën e të gjithë fatlumëve. Është shakaja e madhe, që na ka bërë natyra, që mos të asgjësohemi si specie”, shprehet regjisori dhe aktori Artan Imami.
Një komedi që të bën të reflektosh, për të vlerësuar atë që ke, duke të bërë të ditur se asgjë nuk është e mirëqenë, as dashuria. Edhe, natyrisht, kujdes me dëshirat, e aq më shumë me kapriçot boshe, sepse ndonjëherë mund të realizohen.
“Meshkujt janë më të dobët në marrëdhënie me femrat. Lere se çfarë hiqen. Në fakt janë femrat ato që vendosin edhe ato që zgjedhin”, thotë Imami.
Miqësia dhe dashuria, dy shina mbi të cilat është ndërtuar komedia “Tango”, tregojnë se si ato, në qofshin të sinqerta ndihmojnë në ekuilibrimin e harmonisë, e në rrugëtimin e individit drejt së ardhmes.
“Kjo shfaqje u flet të gjithë njerëzve që kanë mbushur moshën 16 vjeç e sipër. Do të vazhdojë deri në datë 2 qershor në ArTurbina, në 3 qershor do të jetë tek Amfiteatri tek Liqenit”, përfundon Imami.
Rregullat e ndarjes, krenaria e burrit që sipas tyre, duhet të prevalojë, të gjitha janë bërë për t’u thyer. Edhe kështu ndodhë, nën interpretimin e dy aktorëve, që rrëmbyen buzëqeshjet dhe duartrokitjet e publikut.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3130
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt, 17:34
-
Ciceron/ Te 'Sotir Kolea' për 'Të mbyturit dhe të shpëtuarit' e Primo Levit! 'Nuk duhet ta thoshe', Artan Imami dhe Luli Bitri në 'Arturbina'
8 Shkurt, 11:08
-
Me pak shpirt shqiptar e shumë të qeshura, ‘Shtëpiakë të dëshpëruar’ në ArTurbina! Artan Imami: Lakmuesja ishte bashkëshortja! Pendesa për filmat e roli i partizanit te ‘Gjirokastra’
19 Qershor 2023, 14:30
-
Bëhuni gati, pas suksesit në rajon, rikthehet 'Shtëpiakë të dëshpëruar'! Imami, Çobani e Zenelaj me batuta që ‘mbërthejnë’ publikun
17 Qershor 2023, 13:10
-
‘Shtëpiakë të dëshpëruar’, raporti në çift sipas tri burrave! Tan Imami, Gent Zenelaj e Indrit Çobani me stand-up komedi: Te pjesa gjejmë dhe veten!
7 Shkurt 2023, 15:33
-
Teatri Eksperimental nis shfaqjet brenda në skenë. Ndërsa, artistët e Teatrit Kombëtar, kërkesë Ministrisë për prova (VIDEO)
2 Tetor 2020, 16:25
-
Aktori i humorit shërohet nga COVID-i, poston foton i lumtur nga Berati
30 Qershor 2020, 20:55
-
Florjan Binaj pozitiv me covid: Jam infektuar, do ju mungoj 2 javë
18 Qershor 2020, 19:23
-
Teatri/ Artan Imami: Asnjë s’mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend, askush se ka fuqinë të ndalojë një brez të ri që po pret
24 Maj 2020, 16:43
-
Filmi “Diptik” premiera nëser në ekranin e “Report TV”, regjisori: Trajton makutërinë dhe korrupsionin në dogana
8 Maj 2020, 17:18
-
COVID-19/Pezullimet në Teatrin Kombëtar, shtyhen dy shfaqjet e Altin Bashës dhe Erik Vinger
5 Maj 2020, 15:44
-
'Kapo Kapllani', i forti i Portokallisë godet me grushte e dorezë metalike aktorin Gent Hazizi
28 Prill 2020, 16:04