ZVICËR- Komediani i njohur gjerman Oliver Pocher ka shkaktuar një zemërim mjaft të gjerë në komunitetin shqiptar në Zvicër me fyerje raciste.
46 vjeçari gjerman ishte në një shfaqje në Zyrih ku nuk i kurseu komentet raciste pasi u pyet për shqiptarët duke i konsideruar si hajdutë.
“Gjithçka këtu në Zvicër është më e mirë vetëm një gjë është më e keqe- keni më shumë shqiptarë. Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina”- tha Pocher.
Gjatë shfaqjes një e re shqiptare e cila ishte e pranishme në sallë e pyeti aktorin sesi mund të ndryshojë qëndrimin që ka për shqiptarët e Zvicrës.
Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë: “Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.
Më tej aktori i humori tha se nuk e kishte seriozisht, por shtoi: “Këtu ne po luajmë me klishetë”.
Megjithatë, në mediat sociale, reagimet e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë të shumta.
-
Ky komediani nuk duhet t'i pergjithesoje gjerat,por faktet jane kokeforta.Disa dru te shtrember prishin pamjen e gjithe stives! Nuk i shikoni lajmet,gjithe bota me boten,shqipot me shperndarje e prodhim drogash,vjedhje,vrasje,prostitucion. E beme per vete Liam Neeson apo jo?
Përgjigju -
Shqiptarët duhet t'a fillojnë nga vetja,dmth Shqiptarët Duhet të Duan Njëri tjetrin,nqs duan që pastaj t'i duan të tjerët!
Përgjigju -
Kur nuk na man shpija jon mir e kena. Ne tan europen na ka dal nami per keq
Përgjigju







Komente
Komento