Ndërkohë që humbja e Partisë Demokratike sa vjen e bëhet më e qartë, Sali Berisha vijon në mënyrë të dëshpëruar fushatën e shpalljes së fitores, ashtu si në zgjedhjet e 2017. Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha publikon deklaratat e kandidatëve dhe drejtuesve të fushatës së PD, të cilët flasin për një fitore historike, ndonëse sipas projeksioneve PD-ja nuk i kalon dot 60 mandate.

Berisha ka publikuar edhe një deklaratë të Grida Dumës, e cila thotë se PD ka korrur një fitore të madhe në Rrogozhinë, duke shtuar se shumë shpejt do fiksohet fitorja e opozitës në të gjithë Shqipërinë. 

Deklarata e tërësisht e pavërtetë e zonjës Duma dhe jashtë realitetit të shifrave, është ironizuar nga komentues të ndryshëm. Një komentues shkruan ‘prisni-prisni se rezultati po vjen me Tramin e Bashës’, duke iu referuar premtimit të famshëm të pa mbajtur nga Lulzim Basha, kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Basha pati premtuar tramvaj Kombinat-Kinostudio.