Deputetët e këtij komisioni kanë kanë miratuar pr/rezolutën e Kuvendit për ILDKP-në. Kjo pr/rezolutë ka të bëjë me punën e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për vitin 2013. Në pr/rezolutë thuhet se ILDKP nuk ka përmbushur objektivat, duke mos përfunduar kontrollet në afat, si dhe nuk ka rezultuar me shkelje ligjore. Ndër të tjera Komisioni i Ligjeve miratoi edhe pr/ligjin për botimet zyrtare.
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se ky projekt/ligj do të shërbejë për plotësimin e vakumit ligjor dhe rritjes se cilesise se botimit, si e vetmja qender botimi zyrtar. Qëllimi është sipas ministrit transparenca përpara qytetarëve.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)