Komisioni Hetimor për Inceneratorët, miratohet pa debate rregullorja e brendshme! Mbledhja e radhës, ditën e mërkurë

Ndonëse me rezerva, maxhoranca ka dhënë votën pro rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Ishte nënkryetarja e komisionit Ermonela Felaj e cila kërkoi që në rregullore të përfshiheshin edhe tre pika të tjera, të marra nga kodi i procedurës penale dhe ligji për komisionet hetimore.

"Duhet të shtrojmë dy tre paragrafë të m,arrë, dy nga kodi i procedurës penale dhe një nga ligji për komisionet hetimore. Rregulloren ne e morëm si rregullore të miratuar edhe nga një komision tjetër hetimor parlamentar. Ne nuk kemi pse i referohemi sikur ajo të ishte Kushtetuta. Por mendoj se duke shtuar dy-tre rregulla, ne krijojmë setin e plotë të rregullave", u shpreh Felaj.

Por kjo u kundërshtua nga PD, ku kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku theksoi se ato pika që i përfshin Kushtetuta, nuk ka përse të jenë edhe te rregullorja.

"Ato që ka ligji nuk ka pse t'i ketë rregullorja. Ky komision funksionon mbi bazën e ligjit për Komisionet Hetimorë. Hajde ta lëmë fare rregulloren, marrim ligjin dhe e miratojmë", tha Tabaku.

Pas kësaj, maxhoranca ra dakord për miratimin e rregullores së brendshme të Komisionit sikurse ishte propozuar nga Tabaku, në mënyrë që t'i hapet rruga nisjes së hetimeve.

Mbledhja e radhës u përcaktua të mërkurën e javës që vjen, por pa u caktua një orar fiks. Në mbledhjen e radhës, PS do të bëjë publike provat që do të kërkojë për hetimin dhe po ashtu edhe PD do të njoftojë mbi provat shtesë që do të kërkojnë.

Raporti final i këtij komisioni do të publikohet në datën 25 janar, e ndërsa në mbledhjen e kaluar, u bën publike edhe një listë të emrave që të do të thirren dëshmitarë, mes tyre kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmataj, kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Armando Subashi, si dhe ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Lista e emrave që do thirren dëshmitarë
Edi Rama
Arben Ahmetaj
Lefter Koka
Alqi Bllako
Damian Gjiknuri
Erion Veliaj
Klodian Zoto
Mirel Mërtiri
Stela Gugallja
Engjell Agaci
Gledian Llatja
Qazim Sejdini
Armando Subashi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen