Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkesë Spiropalit për zëvendësimin e Plarent Ndrecës dhe ndëshkimin e 3 deputetëve: Do bëjmë dhe kallëzim penal

Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi nisi punën me akuzat e kryetares, Albana Vokshi deputetes demokrate ndaj socialistëve.

Vokshi tha se socialistët po përpiqen të mbyllin komisionin me qëllim që të fshehin abuzimet me koncesionet e shëndetësisë.

“Keni futur në shinat e paligjshmërisë për ta dështuar por kjo s’ka për të ndodhur. Mos mendoni se duke e rrëmbyer do fshihni abuzimet 200 mln euro” tha Vokshi.

Me anë të një kërkese që e Iexoi në komision ajo i  kërkon Spiropalit, zëvendësimin e Plarent Ndrecës i cili mban postin e zv/kryetarit dhe prezencën e 5 deputetëve të përjashtuar. Gjithashtu kërkon të nisin procedurat për masa disiplinore ndaj Ndrecës dhe administratës që 'ka penguar hetimin parlamentar' siç thotë ajo.

'I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit. Të nis procedruat për masat disiplinore, Plarent Ndreca Ilir Metaj, Erion Braçes dhe sekretarit të përgjithshëm.'

Madje ka përgatitur kallëzim penal për bllokimin e komisionit hetimor  për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit dhe drejtuesin e gardës, për masat që Vokshi i quan  'arbitrare'.

'Kemi përgatitur dhe kallëzim penal për këdo që ka penguar funksionimin normal dhe hetimin të këtij komisionit. Nga sekretari i përgjithshëm, tek kreu i gardës. Kanë dhunuar opozitën. Kërkesa të presim përgjigjen e kryetares së Kuvendit, mbledhjen e sekretariatit të etikës, të kthehen deputetët e opozitës dhe të vijojë në kushtetueshmëri. Do doja një herë të vetme të kishit mirëkuptimin për kërkesat tona.'

Vokshi kërkoi në Komision që të lejohet kthimi i deputetëve të opozitës pjesë në këtë komision hetimor, të cilët janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës prej kaosit në Kuvend seancat e fundit. Ndërsa për deputetët e PS-së në atë komision ajo thekson se nuk mund të bëhet hetimi nga ata deputetë që janë subjekte të SPAK.

'Hetimi nuk bëhet dot nga subjekte të SPAK, për të mbrojtur abuzimet e qeverisë dhe Edi Rama. Kërkoj që kjo mbledhje sot të mbyllet. Të vijojmë javën që vjen me një riplanifikim të agjendës së marrjes së dëshmitarëve. Kërkoj që kjo mbledhje të mbyllet sot dhe të mos vijojë.'

Lajmi ne perditesim...

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:19
Vokshi moral socialistëve: Pse nuk reaguat kur më fyeu Braçe?

 

Albana Vokshi ka pasur kritika të forta ndaj deputetëve të mazhorancës në komisionin hetimor për sterilizimin dhe check up sot në Kuvend. Ajo solli në vëmendje seancën e fundit të këtij komisioni kur aty hyri dhe deputeti socialist Braçe që u kap me fjalë me Vokshin për zhurmën që bënte kjo e fundit.

Sipas Vokshit, deputetet gra socialiste duhej të reagonin pasi ajo u fye dhe dhunua verbalisht nga Braçe.

'Si duhet ta pranoni drejtimin me forcë me dhunë? Shumë mirë që bërë deklaratë për kolegen Konomi. Por si nuk bëtë deklaratë për Braçen kur shau dhe fyeu? Po fshihni abuzimin me 200 milion euro të dy koncesioneve. E keni rrëmbyer këtë komision, sepse nuk doni transparencë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që po ndodh sot me këtë komision hetimor.

I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit.'

Ora 11:11
Report Tv disponon dokumentin, Vokshi dhe PD kërkesë Spiropalit për marrjen e masave disiplinore ndaj Ndrecës, Braçes dhe Metajt për dhunë verbale

1728637991_ndrecaplauenet.JPG

Albana Vokshi i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali së bashku me grupin e PD-së, ku kërkon marrjen e masave disiplinore për 3 deputetë të mazhorancës, Plarent Ndrecës, Ilir Metajt dhe Erion Braçes.

Sipas Vokshit në dokumentin që disponon Shqiptarja.com dhe Report Tv, seancën e fundit të këtij komisionit në 9 tetor, Metaj dhe Ndreca kanë ushtruar dhunë verbale ndaj saj. Në këtë mes shton Vokshi ka ndërhyrë dhe Braçe, i cili nuk është pjesë e këtij komisioni, por ka ardhur në sallë duke fyer Vokshin.

Ajo kërkon dhe masë disiplinore për sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj pasi sipas sipas Vokshit ka penguar funksionimin e komisionit duke moslejuar futjen e deputetëve të opozitës në komision.

'Të fillojë procedurën parlamentare për zëvendësimin e zëvëndëskryetarit dhe sekretarit të Komisionit Hetimor, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë shkelur rregullore e Kuvendit dhe Ligjin për Komisionet hetimore duke penguar hetimin parlamentar;

Të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë të mazhorancës për detyrimet e tyre ligjore si anëtarë të Komisionit Hetimor;

Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të Komisionit Hetimor të cilët janë përjashtuar në mënyrë antikushtetuese nga ana e Sekretariatit të Procedurave dhe Etikës. Jo vetëm për faktin që përjashtimi është antikushtetues, i pabazuar në Rregullore dhe jo proporcional, por sepse këto «dënime në masë», «dënime kolektive» në asnjë rast nuk duhet të pengojnë punën e Komisioneve Hetimore të cilat funksionojnë me ligj të posacëm e kanë një afat kohor të caktuar. Ndërkohë që nga ana e 24 deputetëve të PD është bërë ankimim në Byronë e Kuvendit e cila ende nuk është mbledhur duke mohuar të drejtën për ankimim të deputetëve të opozitës;

Të nisë procedurat për marrjen e masave disiplinore për deputetët dhunues verbal: Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Erjon Brace.

Të nisë procedurat për marrjen e masave disiplinore ndaj Sekretarit të Përgjithshëm për shpërdorimin e postit dhe abuzimin me detyrën e tij duke urdhëruar veprime që pengojnë mbledhjet e komisioneve dhe hetimin parlamentar.', thuhet në kërkesën e Vokshit dhe PD-së drejtuar Spiropalit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ruli: 11/10/2024 10:55

    Po ku e gjene gjith kete force qe ne pik te mengjezit kjo fyryr breshka qe si pushon goja keta te PD o pin shuren e bab Sales si duket ka shume vitamina se nuk ka mundesi nje grua si kjo fytyr hardhuca te bertas cdo mengjes Po keta te PS tregohen te duruar se nuk bien ne tabakun e ketyre injoranteve qe bertasin e ulerasin sepse kjo tregon qe nuk jane te afte dhe ai qe nuk eshte i afte bene te tilla gjera se nuk di tjeter te bej Femer E Peshtir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Theu masën e arrestit dhe doli në protestë për të hedhur sërish tritol, gjykata fut në burg Sokol Bushkolën

Theu masën e arrestit dhe doli në protestë për të hedhur sërish tritol, gjykata fut në burg Sokol Bushkolën