Tiranë/ Zbardhet grabitja e çantës me 200 mijë euro në taksi, 4 gjeorgjianë në kërkim për vjedhjen tek ish blloku! Hynë nga Maqedonia e Veriut, motorin e blenë këtu (EMRAT)
Gjeorgjianet në motor të dyshuar si autorë të grabitjes
TIRANË - Policia ka zbuluar emrat e 4 autorëve të dyshuar për vjedhjen e çantës me 200 mijë euro në një taksi në zonën e ish bllokut, ngjarje e ndodhur më 4 tetor 2024.
Kamerat e sigurisë kanë arritur të fokusojnë dy prej grabitësve të cilët sic u tha dhe atë ditë kanë qenë me motor dhe me skafandër në kokë kur kanë thyer xhamin e taksisë dhe vjedhur cantën me mijëra euro brenda.
Në kërkim janë 4 shtetas gjeorgjianë, për të cilët po punohet për kapjen e tyre. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i një motomjeti, si dhe po vijon puna për gjetjen e automjetit e cila u përdor në kryerjen e kësaj ngjarjeve.
'Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit Levan Kiria, 30 vjeç, Tengiz Natchkebia, 36 vjeç, Noshrevani Kutalia, 30 vjeç, dhe Yousuf Bozkurt 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.' informoi sot policia.
Hynë nga Maqedonia e Veriut
Mësohet se gjeorgjianët kanë hyrë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut me nje makinë të marrë me qira atje. Në Shqipëri kanë blerë motorin me të cilin u bë vjedhja.
Dyshimet janë për persona të tjerë të përfshirë që i kanë njoftuar gjeorgjianët për sasinë e parave që ka patur taksisti në makinë. Priten hetime nga komisariati nr.2 në Tiranë së bashku me Prokurorinë. Nuk është hera e parë që shtetas gjeorgjianë shfrytëzojnë vendin tonë për grabitje. E kanë kthyer në praktikë për vjedhje të sendeve me vlerë si dhe para si ky rast në ish bllok, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema.
Si ndodhi grabitja
Pasditen e 4 tetorit, Taksisti po transportonte çantën me shumën 200 mijë euro, - siç pretendon shoferi - nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Në një moment dy persona që kanë qenë duke lëvizur me motor dhe skafandra janë afruar, kanë thyer xhamin e dritares ku ishte çanta me para. Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.
Janë shpallur në kërkim 4 gjeorgjianët:
Levan Kiria, 30 vjeç
Tengiz Natchkebia, 36 vjeç
Noshrevani Kutalia, 30 vjeç
Yousuf Bozkurt, 31 vjeç
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Hetimet: Polici i komisariatit nr 2 në Tiranë ekzekutoi ndërtuesin, arrestohet dhe i vëllai! Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 15:07
-
'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: Djali tjetër ka pasur thikë më të vogël
24 Nëntor, 12:44
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
Ore ca eshte kjo genjeshter Te vin dy gjeorgjian qe nuk njohin terrenin dhe te bejn grabitje me duket e cuditeshme O keta kan qene vjedhes me profesion qe paguhet nga vendasit Vetem ai qe njeh vendin dhe personin qe do vjedhin ata jan grabitesit e vertet
PërgjigjuKush i kto rrena?! Vijne gjeorgjianet bejne plane ne shqiperi Dijne cdo detaj blejne motor pa letra.. Dinin dhe qe kishte lek ne taksi informacioni !!! Kto jane shqiptar 100 % ndoshta me ndonje mund te jete i huaj Por plani eshte albanez ska shance gjithe kjo skeme dhe info nga 4 te huaj...
PërgjigjuMeti nji kat pallati
PërgjigjuPrralla me mbret Erdhen direkt nga maqedonia direkt tek taksia e pare qe u doli perpara Si duket ne Shqiperi te gjithe taksite levizin me 200 000€ dhe çdo kush nga Gjeorgjia ,Kameruni mund te vije dhe te kape nje taksi me 200 000 €
PërgjigjuJe i sakte,Den.
Ketu duket qe eshte pune e brendshme ose ,ne rast hipotetik,keta jane hakera te zote e kane pasur info te sakta