Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për faljen e gjobave, të enjten miratohet në Parlament! Balla kërkon që të hyjë në fuqi menjëherë (DETAJET)
Pamje nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë
Pamje nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë
Mazhoranca socialiste kalon në Komisionin e Ekonomisë projektligjin e propozuar nga deputeti Erjon Braçe dhe i mbështetur nga qeveria nëpërmjet ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, në mbledhjen që u zhvillua edhe në komisionin tjetër, atë të Ligjeve, po ditën e sotme.
Pas diskutimeve të ditës së sotme, ku u shpjeguan edhe modalitetet e këtij projektligji që përfshin dhe prek rastet duke nisur nga 1 Janari 2015, në fund u votua nga deputetët e Komisionit.
Të enjten ai pritet të kalojë edhe në Parlament për diskutim dhe më pas miratim. Ministri Taulant Balla kërkoi që Kuvendi të marrë dakordësinë e Presidentit, që të hyjë në fuqi menjëherë ligji.
Ky ligj nuk lejohet të hyjë në fuqi pas 11 janarit, kur qeveria vendoset në kufizime për të mos joshur elektoratin pranë zgjedhjeve.
Do falen (anulim-shfuqizim) gjobat për ndërtimet në zonat rurale e qytet, me qëllim strehimin individual (nuk përfshihen gjobat e marra për shtesa pallatesh, etj.). Gjobat e ndërtimit për qëllime bujqësore e blegtorale vetëm në fshat, gjobat e AKU vetëm për njësitë agro-përpunuese në zona rurale, si dhe shkeljet e rregullave gjatë pandemisë.
Falen gjobat e këtyre kategorive, qoftë të vendosura nga IKMT, inspektoratet vendore,Policia e Shtetit apo Policitë bashkiake.
Lajmi kryesor:
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.4%
-
Jo
20.3%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë
18 Dhjetor, 13:28
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor, 12:48
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor, 10:51
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor, 14:42
-
Zgjedhjet 2025 dhe vota e diasporës, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS
16 Dhjetor, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
15 Dhjetor, 12:44
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor, 18:30