Komisioni i Ekonomisë miraton buxhetin 2022, ndryshime fondesh shumë institucione! Në total shtohen 1.7 miliardë lekë, 200 mln për partitë politike

Pas javësh diskutimesh zë për zë, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektbuxhetin 2022 i cili tashmë do t'i kalojë seancës plenare. Nga projekti fillestar Komisioni i Ekonomisë ka bërë ndryshime dhe ka shtuar fonde për dhjetëra institucione. Në total shpenzimet shtesë arrijnë në 1.687 miliardë lekë

  • Ndryshimet më të rëndësishme
  • - Ministria e Infrastrukturës +49 milionë lekë për mbështetjen e burimeve natyrore
  • - Ministria e Turizmit +20 milionë lekë për pagat tek pyjet
  • - Kuvendi + 140 milionë lekë
  • - Gjykata Kushtetuese +15 milionë lekë
  • - Prokuroria e Përgjithshme shtesë të numri të punonjësve për OPGJ prej 30 punonjësish.
  • - Shkolla e magjistraturës kërkesë për të rishikim të buxhetit për vitin që vjen në gjysmën e vitit që vjen 2022 për të llogaritur të gjitha nevojat e tyre për paga. Kërkohet fondi për ndërtimin e shkollës së magjistraturës në vlerën 576 milionë lekë, që të përcaktohet tek FSHZH.
  • - KLGJ +130 milionë lekë për digjitalizimin
  • - Kolegji i Posaçëm i Apelimit +30 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore.
  • - Komisioni i Pavarur i kualifikimit +35 milionë lekë për paga dhe kontribute.
  • - SPAK +30 milionë lekë të cilat do të përdoren nga byroja kombëtare e hetimit, dhe për investime.
  • - Institucioni i Presidentit, +10 milionë lekë për digjitalizim
  • - KQZ +150 milionë lekë shtesë për rinovimin e dhomës së serverave, pajisjeve informatike, dhe shtesë fondi 9 milionë lekë për shpenzime korrente për procesin zgjedhor.
  • - Avokati i Popullit shtesë në vlerën 3 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore shtohet 1 punonjës.
  • - Komisioneri për të Drejtën e Informimit + 5.5 milionë lekë për regjistrin elektronik të thirrjeve të pakërkuara.
  • - Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil shtesë në strukturë me 2 punonjës.
  • - Autoriteti i dosjeve dhe ish sigurimit të shtetit, shtesë në investimet e huaja +77 milionë lekë
  • - Institucioni i krimeve dhe pasojave të komunizmit +5 milionë lekë për paga dhe sigurime.
  • - Komisioni i Prokurimit Publik shtesë për projektin e digjitalizimin e ankesave në vlerën +24 milionë lekë.
  • - Akademia e Shkencave +20 milionë lekë
  • - Kinematografia +10 milionë lekë
  • - Agjencia për Bashkëqeverisjen do ketë 30 personel dhe 30 milionë lekë
  • - Partitë Politike +200 milionë lekë

“Në total shpenzimet shtesë arrijnë në 1.687 miliardë lekë”, tha Shalsi. 

Këto para janë marrë nga 5 projekte të tjera, që në këtë rast janë konsideruar dytësore. 

Burimet janë: Fondi për studime dhe projektime që ishte parashikuar në fondin rezervë prej 500 milionë lekësh bëhet zero. Fondi për projektin tuinig për universitet pakësohet me 200 milionë lekë, fondi i kompensimit të pronarëve pakësohet me 500 milionë lekë, fondi i shpronësimeve pakësohet me 430 milionë lekë dhe 76 milionë lekë nga pakësimi i MIE për ujësjellësit”, tha Ibrahimaj.

“Kaq kollaj sa u gjetën këto, tani ka të tjera në buxhet që duhet të shkurtohen”, tha Braçe.

Ndryshim është bërë edhe në fondin për emergjencat civile. Nga 600 milionë në 1 miliardë lekë, që do të shpërndahet për pushtetin vendor. Por komisioni u përfshi në debate për detyrimet e prapambetura të bashkive për të cilat mesa duket nuk ka një zgjidhje

“Nuk është aspak politikë e shëndetshme buxhetore që ne të mësojmë institucionet të akumulojnë detyrime dhe pastaj të ndërhyjë qeveria”, tha Ibrahimaj. 

“Janë detyrime të prapambetura që kanë kaluar nga ish komunat tek bashkitë  dhe që pengojnë operimin e përditshëm për të ofruar shërbim ndaj qytetarëve. Bashkia Pogradec nuk ofron dot shërbime për shkak të detyrimeve të krijuara para reformës territoriale dhe pas nga papërgjegjshmëria e një kryetari bashkie i cili ka krijuar problematika”, pohon Gjylameti. 

“Nuk e ka krijuar këtë detyrim vetëm ish-kryetari i Bashkisë, s’ka pse i themi i papërgjegjshëm kur janë 47 kryetar bashkish që kanë krijuar detyrime”, tha Spaho.

Tjetër propozim i bërë në komision ishte edhe për shtim fondesh për ish të përndjekurit, por që nuk u miratua.

“Propozoj shtimin e fondit për ish të përndjekurit nga 1 miliardë në 10 miliardë lekë. Ligji për ish të përndjekurit është që në 2007, dhe nuk është dëmshpërblim moral por edhe ligjor. Në 13 vite detyrimi i përgjithshëm është 50 miliardë lekë dhe janë dhënë 23 miliardë nëse vazhdojmë me këtë ritëm do duhen 31 vite për ta shlyer këtë dëmshpërblim të ligjshëm. Ky është ritëm breshke. Do na vij turp nga vetja jonë që të kalojnë edhe 30 vite dhe ata të mos jenë dëmshpërblyer”, tha Leskaj. 

“97% e pagesave të ish të përndjekurve është shlyer. Në 2014-2020, buxhetimi ka qenë 11.3 miliardë lekë dhe është disbursuar 11.2 miliardë lekë. Kjo pjesë e vogël është kthyer në buxhet sepse trashëgimtarët nuk kanë plotësuar dokumentacionin sipas ligjit”, tha Denaj.

Ndryshimi tjetër i miratuar edhe kalimi i fondit 500 milionë lekë si transfertë sektoriale për menaxhimin e mbetjeve në 21 bashki.

“Pse janë mbështetur vetëm bashkitë Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Elbasan për mbetjet, pse janë mbështetur vetëm këto. Problemin në menaxhimin e mbetjeve e kanë të gjitha bashkitë jo vetëm këto”, pohoi Braçe. 


“Në strategjinë e miratuar këtyre 21 bashkive që u është shpërndarë buxheti prej 500 milionë lekësh, u është vënë një standard i ri. Ndërsa bashkive të tjera nuk u është përcaktuar asnjë imponim i ri”, u përgjigj Ibrahimaj.

Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve, por për opozitën këto parashikime janë jo-realiste.
 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 23/11/2021 14:00

    Akoma paguajme per partite politike??? Ato na vjedhin cep cep dhe u dashka me i pagu meqe vjedhin. Ne asnje vend ne bote nuk jepen te tilla pagesa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar