TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën në mbrëmje nen për nen paketën fiskale për vitin 2015, e cila do të shkojë për miratim në seancën parlamentare të kësaj të enjte.
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë votuan kundër propozimit të Qeverisë që heq akcizën mbi pijet energjike.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha se akciza e pijeve energjike do të jetë 30 lek/litri. "Pijet energjike do të vijojnë të taksohen me akcizë. Akciza për pijet energjike do të jetë 30 lek për litë", u shpreh Braçe. Pjesa tjetër e paketës u votua sipas variantit të propozuar nga Qeveria. Paketa e re fiskale ndryshon 18 taksa, 15 prej të cilave në ulje. Por, në total barra fiskale për individët dhe biznesit nga kjo paketë rritet me 160 milionë dollarë në vit. /ATSH/