Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të enjten propozimin e Këshillit Mbikqyrës për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaroi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit se propozimi i KMBSH për shkarkimin e Fullanit është mbështetur në nenin 47, pika 2, germa c, të ligjit "Për Bankën e Shqipërisë".
Motivacioni, tha Braçe, është shkelje e etikës në punë dhe cënim i thellë i interesave të Bankës së Shqipërisë . "Komisioni e ka gjetur në përputhje me ligjin për Bankën e Shqipërisë propozimin e KMBSH", deklaroi Braçe. Sipas tij, do të vijojnë procedurat edhe për shkarkimin e Inspektores së Përgjthshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, e cila është e arrestuar që prej datës 5 shtator.
"Relacionet dhe vendimet e Komisionit do t'i paraqiten kryetarit të Kuvendit për t'u futur në rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare", deklaroi Braçe.
Pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani, detyrën e tij, sipas ligjit, e mori zv/guvernatorja e parë, Elisabeta Gjoni, ndërsa dy ditë më parë Ardian Civici u dorëhoq nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikeqyrës.
/Shqiptarja.com