TIRANE - Një komision hetimor parlamentar është një grup të papërgatiturisht, të pamandatuar nga populli, me qëllimin për të zbuluar të panevojshmen! Asnjë herë më parë s’ka qënë kjo shprehje kaq e vërtetë sa në rastin e komisionit hetimor parlamentar të ngritur për hetimin e ‘incidentit të veshit’ mes kryeopozitarit Rama dhe diplomatit(?!) Ceka.
Duke folur për komisionin paçavure, një mendje e mençur më solli ndër mend një prej rrëfimeve plot humor të ushtarit të mirë Shvejk, ku ai kujton një komision hetimor të nisur nga autoritetet (rastësisht në Vjenë) lidhur me një shpullë që një kolonel i paskësh dhënë një ushtari, i cili ishte ankuar zyrtarisht.
Komisioni hetoi plot zell e devotshmëri ushtarake, por nuk arriti të zbulonte dot fakte e prova djegëse për shpullën, dhe e mbylli misionin dështak me sukses të plotë. Shumë i surprizuar do ishte Jaroslav Hašek po të shihte që edhe 100 vjet më vonë ironia e tij therëse po materializohet në iniciativat parlamentare të mazhorancës në ikje.
Me Shvejkun në mëndje dhe farsën që do të zhvillohet në parlament, besoj nuk ja vlen të merrem në këtë shkrim me teknikalitetet ligjore të lidhura me krijimin dhe funksionimin e komisionit, i cili qysh në përshkrimin e objektit të punës ka parathënë edhe dështimin e pashmangshëm.
E thënë ndryshe, komisioni i njëanshëm në fund do ‘provojë’ që shkulje veshi ka pasur, që veshi është skuqur dhe zgjatur, që diplomatit i ka dhembur shumë, dhe që imazhi i vendit në sytë (dhe veshët) e botës ka vuajtur shumë.
Nuk do shumë mend të kuptohet që komisioni i ngritur shpejt e shpejt e shkel e shko, pa respektuar parimin e balancimit politik, i fokusuar tek një çështje me rëndësi tërësisht periferike, dhe pa tentuar të ndërtojë konsensus politik (aq të rëndësishëm për funksionimin e komisioneve parlamentare), është i destinuar të prodhojë një raport përfundimtar tejet qesharak e që thjesht do t’i shtohet stivës së raporteve nga shumë komisione hetimore në të shkuarën.
Edhe mungesa e theksuar e logjikës së legjislativit dhe funksionit të tij investigues në kuadër të fuqive parlamentarë për mbikqyrjen e ekzekutivit, kontrollin e shpenzimeve, emërimet në poste kyçe të ekzekutivit e gjyqësorit, janë trajtuar tanimë gjerësisht, duke treguar qartazi se deputetët e mazhorancës janë kthyer në vegla të manipulueshme që vihen në lëvizje sipas dëshirës së kryeministrit dhe për të disatën herë po merren me çështje tërësisht banale, thjesht dhe vetëm sepse me anë të ‘hetimit’ mund të sulmojnë kreun e opozitës.
Ajo që shqetëson tek ngritja dhe funksionimi i këtij komisioni është shpejtësia, gatishmëria dhe bindja e verbër e deputetëve të djathtë për t’u përfshirë në këtë proces tragjikomik. Deputeti, në funksionin e tij të natyrshëm, zgjidhet me synimin për të debatuar çështje me interes publik, duke propozuar, modeluar e votuar ligje që eventualisht përkthehen në interesa.
Deputeti duhet të jetë vazhdimisht në kontakt me elektoratin, të përkushtojë kohë e vëmendje, të ofrojë frymëzim e drejtim, të mobilizojë burime dhe energji, të kuptojë e analizojë pozicionimin e publikut e të shtyjë për ndryshime që i volisin popullit që e ka mandatur.
Kjo në mazhorancën e sotme nuk ndodh; deputetët kanë qënë dhe vazhdojnë të mbeten kartonangritës të bindur e rreshtorë, pa identitet e karakter politik, të gatshëm të përthyhen e trajtohen si leckë vetëm e vetëm që të ruajnë marrëdhëniet e mira me lidershipin, e rrjedhimisht të ruajnë edhe mandatin parlamentar.
Në terma të thjeshtëzuar, lidershipi zgjedh kukulla për përfaqësim në parlament, të cilat e kanë të pamundur të dalin nga natyra e tyre për shkak të qëllimit të vazhdueshëm për të mbetur brenda teatrit, duke krijuar një shfaqje të vazhdueshme ku kukllaxhiu lëviz fijet dhe kukullat binden e lëvizin me besnikëri e përpikmëri.
Ky është një rreth vicioz i cili ka karakterizuar shumicën parlamentare në 8 vitet e fundit, e që si pasojë ka pasur një denatyralizim e zhvleftësim të rolit të deputetit dhe humbje të rëndësisë së përfaqësimit në parlament të interesave të elektoratit.
Dhe meqë e nisa me komisionin e shpullës së Shvejkut (sepse këto farsa janë të denja vetëm për modele qesharakë) do e përfundoj duke risjellë në mendje batutën që tregonte fatin e këtij komisionit, që as më pak e as më shumë thotë: “Neve qelbësirat mendonim se komisioni do na ndihmonte, por komisioni hiç s’na ndihmoi!”
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com